• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Taulant Balla: Të shpejtojmë me ligjin për presidentin, boll toleruam shkeljet e Metës, SPAK të hetojë djalin e Sali Berishës

18 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se duhet të shpejtohet me ligjin për presidentin, ku shtoi se shkeljet e presidentit Meta nuk mund të tolerohen më. Balla tha se ligji duhet të përmbyllet në kohë.

“Ne duhet të përmbyllim në kohë edhe ligjin për Presidentin e Republikës. Përgëzoj ngritjen e grupit të punës. Kornizimi i të drejtave të tij duhet bërë me ligj. Ligji për presidentin është i domosdoshëm se së fundmi Presidenti aktual ka raste të përsëritura të përplasjeve, shkeljeve të Kushtetutës duke abuzuar me faktin e të mospasurit të një ligji mbi Presidentin”, u shpreh gjatë seancës parlamentare Balla.

Sulmet ndaj Shkëlzen Berishës

Mes të tjerash, në fjalën e tij, Balla ka sulmuar edhe djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishën, ku i ka bërë thirrje SPAK-ut që ta hetojë. Ai u shpreh se duhet transparencë për pronësinë e medias, ku akuzoi Shkëlzen Berishën se është pronar i dy mediave.

“Jam i bindur që portali i Shkëlzen Berishës, Syri.Net apo i dhëndrit të Sali Berishës, Jeta është pa qejf, do kenë shumë arsye për të prodhuar lajme sot dhe se u prek çështja e medias këtu. Shqipëria e ka të domosdoshëm transparencën e pronësisë së medias. Duhet të ketë të publikuar zyrtarisht se kush është pronari. Kush janë gazetarët që shkruajnë lajme fake. Dy mediat që përmenda më lart, mjafton të pyesësh se si financohen këto dhe do kuptosh qartë se si fabrikohen këto lloje mediash e lajme. Meqenëse pati një shkëmbim replikash. Përpara se të ngrini gishtin e akuzës për një lajm të caktuar, bëni mirë që të drejtoheni zyrtarisht. Nëse doni informacion mbi makinën e ministrit të Brendshëm apo çdo zyrtar i këtij shteti dhe shkruani 2 gisht letër e drejtohuni zyrtarisht”, tha Balla.

Sulme ndaj Berishës

Po Balla iu drejtua deputetëve të opozitës duke u thënë se ka marrë fund koha e Berishës dhe Topallit. Sakaq Balla deklaroi se gjendja e Rafinerisë së Ballshit është e tillë për shkak të privatizimit që u bë në kohën e Berishës.

“Iu them deputetëve të opozitës se para se të ngrenë gishtin për një lajm që vjen nga një media, nëse duan informacion, të shkruajnë letër, ta dërgojnë sipas procedurës parlamentare dhe të jenë të sigurt që do të marrin përgjigje. Ka marrë fund koha e Saliut dhe Topallit, ku ishte urdhër i kësaj të fundit që deputetëve të opozitës të mos iu kthehet përgjigje. Ndaj, drejtohuni me shkrim dhe merrni përgjigje. Përpara se të ngrini gishtin e akuzës ndaj qeverisë, duhet të shihni arsyet që e kanë çuar rafinerinë e Ballshit në atë situatë dhe kjo ndodhi pas privatizimit nga Sali Berisha. Duhet hapur një hetim për atë çështje, ashtu siç duhet hapur dhe hetimi për masakrën e Gërdecit”, – tha Balla.

Ligji për financimin e partive

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli dhe për domosdoshmërinë e krijimit të një ligji që garanton transparencën e financimit të partive politike. Ai tha se në 2021 duhet të jetë gati një ligj që garanton transparencën e plotë të partive.

“Pasi të zgjedhim komisionerët për zgjedhjet në bazë të marrëveshjes me opozitën më 5 qershor, ne duhet të punojmë si Kuvend, pasi është një kusht i vendosur edhe nga Bundestagu për rritjen e transparencës së financimit të partive politike. Ne në 2021 duhet të kemi gati një ligj që garanton transparencën e plotë të partive. Nuk mund të tolerohet që një parti harxhoi 1 mln dollarë për pagesa të dyshimta për kompani lobimi në SHBA. E dini ju kujt i referohem, Lulzim Bashës dhe pagesave të dyshimta për të hedhur baltë mbi qeverinë. Ka edhe parti të tjera të reja që po lindin, prandaj duhet ligji me qëllim që çdo parti të ketë pasqyrë financiare shumë të qartë. Është detyrë e Bundestagut dhe e Këshillit të Europës në mbledhjen e marsit”, tha Balla.

Paraardhëse

Deutsche Welle nxjerr prapaskenat e forta, jep ‘lajmin e keq’ për Shqipërinë, zbulon arsyen e vizitës së Ramës në Gjermani

Pasardhëse

Befason Lulzim Basha, propozon ndryshimin e madh kushtetues kur të marrë pushtetin

Pasardhëse

Befason Lulzim Basha, propozon ndryshimin e madh kushtetues kur të marrë pushtetin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.