• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Taulant Balla paralajmëron ndryshime në qeveri: Kabineti ka nevojë për përmirësime

8 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shtohen sinjalet për ndryshime në qeveri. Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë në zgjedhjet e 25 prillit dhe puna duket se do të nisë me rifreskimin e kabinetit qeveritar. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, i cili në një intervistë ka lënë të hapur mundësinë për ndryshime në qeveri.

I pyetur nëse do të ketë apo jo ndryshime në qeveri, Balla është shprehur se ka vend për përmirësime, duke nënkuptuar kësisoj mundësinë e ndryshimeve. Më tej kreu i grupit parlamentar socialist është shprehur se qeveria do të bëjë një vlerësim të performancës së çdo ministri, çka po ashtu dërgon në sinjale për ndryshime të kabinetit qeveritar.

“Dua t’ju them që ndryshimet në qeveri nuk vijnë si pasojë e fillimit të sesioneve parlamentare, por kanë qenë një shprehje e përmirësimit të punës në një sektor të caktuar. Padyshim që ju jeni njohur me faktin që PS ka startuar dhe shumë shpejt do të kemi një dritare dhe një kanal komunikimi me qytetarët në njërin krah dhe komunikimin virtual me anëtarët e PS për të vlerësuar performancën e deputetëve dhe ministrave. Me qëllim që ekipi që do përfaqësojë PS, në zgjedhjet e 25 prillit të përfaqësojë vlerat më të mira dhe të jenë nga një proces konsultimi me anëtarësinë e partisë. Do të vlerësohet edhe performanca e ministrave. Si kryetar i grupit parlamentar unë i vlerësoj. Ka vend për përmirësime. Krahasimi ynë bëhet me pritshmëritë e njerëzve. Në çdo sektor mund t’ju rendisja se ç’ka është bërë”, – ka deklaruar Balla.

Më tej Balla ka shtuar se para se të ndodhin ndryshimet do të ketë një komunikim me qytetarët. Ai ka deklaruar se do të pyetet populli për performancën e çdo ministri dhe deputeti. “Padyshim që në zgjedhjet e 2017 ka marrë një rezultat të shkëlqyer në çdo pjesë territori dhe ekipet kanë bërë një punë shumë të mirë. Ne do të pyesim popullin për performancën e çdo ministri apo deputeti”, – ka deklaruar Balla.

Listat e hapura

Më tej gjatë intervistës së tij, kreu i grupit parlamentar ka folur edhe për hapjen e listave. Balla ka deklaruar se opozita ishte kundër hapjes së listave, por sipas tij ajo u bind pas këmbënguljes së qeverisë. Më tej Balla ka bërë thirrje që të mos harxhohet frymë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij nuk ka nevojë për komplikime të shumta, mjafton të merret një model i ngjashëm nga vendet që kanë aplikuar sistemin me lista të hapura.

“Opozita ishte kundër hapjes së listave, por ku pa iniciativën dhe këmbënguljen atëherë u bindën. Thirrja ime është të mos harxhojnë frymë kot për të miratuar ndryshimet kushtetuese. Për të formalizuar edhe në Kod Zgjedhor për të gjetur modelin më të mirë, nuk është nevoja të shpikim rrotën. Të gjejmë modelin nga vendet që kanë lista të hapura”, – është shprehur Balla.

Mandati i tretë

Ndërkohë sa i takon aspirimit për një mandat të tretë nga ana e PS-së, ka folur dje ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ajo është shprehur se mandati i tretë me Ramën kryeministër është premtim dhe jo qëllim.

“Një mandat të tretë me Ramën kryeministër, jo si qëllim, por premtim për të realizuar projektet e nisura dhe për ta integruar vendin në BE. Ne garojmë jo vetëm me premtime, por rendisim dhe punën e kryer. E kemi dëshmuar edhe në kohët më të vështira, si tërmeti ashtu edhe pandemia që pasoi. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë dhe çdo qeveri që përballet me tragjedi të tilla, ka problematikë ka dhe humbje vende pune apo ekonomike. Ama një qeveri që i është gjendur qytetarëve që në ditën e parë, me një reagim të mirëmenduar dhe planifikuar. Kjo qeveri mobilizoi financat tona, besimi që partnerët tanë na dhanë dhe procesi i rindërtimit dëshmon afërsinë e qeverisë me qytetarët”, – tha ajo.

Paraardhëse

A do të jetë sërish deputet përballë Ramës në Durrës? Sali Berisha i zbulon të gjitha

Pasardhëse

Topalli thirrje për revolucion: Rama, Basha dhe Meta janë bashkë, grinden vetëm për të ndarë tenderat, të nisim protestat si në Minsk

Pasardhëse

Topalli thirrje për revolucion: Rama, Basha dhe Meta janë bashkë, grinden vetëm për të ndarë tenderat, të nisim protestat si në Minsk

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.