• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Tatimet në alarm: Po çregjistrohen bizneset, gjobat familjarëve

26 February, 2018
në Ekonomi
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një numër i madh bizneset po i drejtohen Qendrës Kombëtare të Biznesit për të çregjistruar apo pezulluar aktivitetin e tyre.

Lajmin e bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila thotë se këto kërkesa vijnë nga tatimpagues që janë penalizuar për shkelje të ndryshme nga administrata tatimore, që kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore si dhe tatimpagues të cilët për herë të parë hyjnë në skemën e TVSH-së dhe regjistrime të menjëhershme në po të njëjtën njësi nga persona të lidhur me tatimpaguesit që e zotëronin më parë këtë aktivitet. Por Drejtoria e Tatimeve nuk do rrijë ‘duarkryq’. Ajo ka udhëzuar marrjen e një sërë masave ndaj këtyre tatimpaguesve.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve udhëzon:

Në mbështetje të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008, i ndryshuar,

Nëse pas verifikimit në vend, rezulton e provuar se tatimpaguesi që ushtron aktivitet në atë ambient, ka lidhje familjare me tatimpaguesin, i cili ka aplikuar për mbyllje/pezullim aktiviteti pas ndryshimit të përgjegjësisë tatimore apo konsumimit të kundravajtjes administrative, nga Drejtoria Rajonale Tatimore përkatëse, sipas rastit do t’i komunikohet tatimpaguesit ndërmarrja e hapave administrative të mëposhtëm:

Ndryshimi i përgjegjësisë tatimore, duke e ngarkuar atë me të njëjtat përgjëgjësi tatimore që ka patur tatimpaguesi/personi i lidhur para aplikimit për mbyllje aktiviteti, pavarësisht xhiros së pritshme të deklaruar nga ana e tij.

Kërkesa nga ana e Administratës Tatimore kundrejt tatimpaguesit për të shlyer detyrimet tatimore, si dhe aplikimi i masave shtrënguese për vjeljen e detyrimevetë papaguara të tatimpaguesit/person i lidhur, i cili ka ushtruar të njëjtin aktivitet në të njëjtin ambient dhe që aktualisht ka aplikuar për mbyllje/pezullim aktiviteti.

Numërimi i konstatimeve për zbatimin e penaliteteve të përcaktuara sipas pikave 1/a/ii dhe 1/b/ii të nenit 122, të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, do të bëhet duke përllogaritur edhe konstatimet e kundravajtjeve të konsumuara nga ana e tatimpaguesit/person i lidhur, i cili ka ushtruar të njejtin aktivitet në të njejtin ambient dhe që aktualisht ka aplikuar për mbyllje aktivitet/pezullim aktiviteti. Pra, për tatimpaguesit që kanë ndryshuar status (kaluar pasiv,etj.) dhe para se të bënin një gjë të tillë janë konstatuar me një shkelje (shkelja e parë), shkelja e konstatuar pas ndryshimit të statusit, konsiderohet shkelja e dytë në numër.

Tatimpaguesit e përfshirë në listën e tatimpaguesve për regjistrim në TVSH më 1 Prill, do të regjistrohen për TVSH-në edhe nëse kanë kaluar me status pasiv gjatë periudhës 1 Janar – 31 Mars 2018.

Paraardhëse

Erdogan, i thotë vogëlushes: Mos qaj, nëse vdes, do të mbulojmë me flamur

Pasardhëse

“Bomba” e prokurorit italian: Krimi shqiptar në Itali po sfidon edhe klanin më mafioz

Pasardhëse

“Bomba” e prokurorit italian: Krimi shqiptar në Itali po sfidon edhe klanin më mafioz

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.