• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Tatimet japin alarmin: Kujdes verifikimin e kuponave tatimorë

5 July, 2017
në Ekonomi
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tatimet kanë vijuar me fushatën e tyre informuese për përdorimin e kuponave tatimore. Ato njoftojnë se në çdo blerje me para në dorë, blerësi duhet të kërkojë domosdoshmërisht nga shitësi apo ofruesi i shërbimit, kuponin tatimor.

Kuponi tatimor që i jepet një blerësi apo një klienti, përmban të dhënat e mëposhtme:

Emrin, adresën e tatimpaguesit;

NIPT-in;

Emrin, sasinë, çmimin dhe vlerën e cdo artikulli /ose shërbimi;

Vlerën totale  të mallrave apo shërbimeve të marra;

Mënyrën e pagesës (cash, çek, kartë krediti etj.);

Shumën e TVSH-së, sipas shkallës tatimore;

Në pjesën e fundit të kuponit tatimor ndër të tjera paraqitet:

Numri i identifikimit të pajisjes fiskale;

Data dhe ora e lëshimit të kuponit;

Numri i kuponit

Logo fiskale, që është shenja identifikuese, që vendoset në çdo kupon tatimor, në fund dhe e pozicionuar në qendër të tij.

Çdo kupon i lëshuar jo sipas kësaj forme, është i pavlefshëm dhe i dënueshëm administrativisht nga ligji, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Administrata tatimore ju sjell në vëmendje këto elementë, që ju të mos bini pre e lëshimit të një kuponi jotatimor nga pajisje fiskale jo të autorizuara. Të tillë kupona janë abuzivë dhe vlejnë vetëm për përfitime abuzive në dëm të interesit tuaj dhe shoqërisë në tërësi.

Më herët, tatimet kanë sinjalizuar se do të forcojnë kontrollet për përdorimin e kuponit tatimor. Ato kanë ftuar konsumatorët që të kërkojnë kudo, ku bëjnë blerje, kuponin tatimor, si dhe të denoncojnë çdo rast kur kuponin nuk jepet.

“Ne ju inkurajojme të denonconi çdo rast. Bëhuni pjesë e luftës kundër informalitetit. Mund të denonconi edhe duke na dërguar një mesazh në faqe me foto ose video dhe ne do te ndjekim çdo rast”, thonë zyrtarisht tatimet, duke kujtuar që paratë që mblidhen nga taksat do të shkojnë për më shumë shërbime publike, shkolla, spitale, infrastrukturë, rend./Monitor

Paraardhëse

Kryeministria në festë, ja si e festoi Rama 53 vjetorin

Pasardhëse

Konfirmohet projekti, ja çfarë do të ndodhë me Piramidën

Pasardhëse

Konfirmohet projekti, ja çfarë do të ndodhë me Piramidën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.