• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Tashmë të verbërit shijojnë artin, suedezi sjell risinë e përshkrimit zanor, programi që do i bëjë të ndjekin shfaqje e filma

6 October, 2023
në Kryesore, Kulturë, Lajme
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në studion e “Rreze Dielli”, u diskutua sot rreth një praktike inovative që pritet të aplikohet në Shqipëri dhe që ka të bëjë me përshkrimin zanor të filmave, apo shfaqjeve për personat e verbër, i njohur gjithashtu si përshkrim audio ose video përshkrues.

Kjo praktikë, e cila ka vite që aplikohet nëpër botë, është sjellë në Shqipëri nga suedezi Peter Lilikrone në kuadër të programit “Artnexus”.

Në studio, Peter tregoi se kanë nisur të zhvillohen masterklase për këtë praktikë dhe se në të mund të përfshihet kushdo që e do artin dhe skenën.

Pyetjes se pse Shqipëria duhet të përqafojë këtë praktikë inovative, Peter iu përgjigj:

“Në thelbin e tij, përshkrimi audio është një akt dashamirësie dhe përfshirjeje. Ai sjell në jetë nuancat delikate të një skene, dramën e një shfaqjeje teatrale apo emocionin e një ngjarjeje në kohë reale, për të gjithë ata që nuk mund ta shohin atë. Nga interpretimi i shprehjeve të fytyrës e deri te pikturimi i një tabloje dëgjimore të peisazheve dhe kostumeve, përshkrimi zanor vepron si një urë narrative, duke i lejuar individët me shikim të dëmtuar të kalojnë në një botë të pa aksesueshme më parë”.

Mungesa e përshkrimit zanor pengon individët e verbër dhe me shikim të dëmtuar të aksesojnë shfaqje të ndryshme.

“Megjithatë, ndikimi i përshkrimit zanor nuk kufizohet vetëm në argëtim; ai hap një derë për përfshirje më të plotë sociale dhe pjesëmarrje kulturore“, – u shpreh Peter.

Futja e përshkrimit zanor në Shqipëri nuk do të ishte vetëm një përparim teknologjik, do të ishte një revolucion shoqëror, duke dëshmuar për të gjithë qytetarët se çdokush, pavarësisht nga kufizimet fizike, ka të drejtë të marrë pjesë plotësisht në jetën kulturore.

Rreth Peter Lilikrone

Piteri lindi në vitet gjashtëdhjetë në Stokholm dhe u zhvendos me familjen e tij në Gothenburg, kur ishte 8-vjeç. Babai i tij ishte aktor dhe punoi për Teatrin e Qytetit të Goteborgut.

Gjatë jetës së tij, babai i tij luajti në shumë shfaqje teatrale, afro 100 filma dhe programe të shumta televizive dhe radiofonike.

Piteri aktualisht jeton në Goteborg me gruan e tij. Ai ka tre fëmijë dhe tre nipër e mbesa.

Paraardhëse

Nënshkrimi i marrëveshjes për hapjen e Kolegjit të Evropës në Tiranë, kryeministri Rama: Moment historik

Pasardhëse

“The Guardian”: Një plan BE-Britani e Madhe-Shqipëri për të luftuar trafikun ilegal të qënieve njerëzore

Pasardhëse

“The Guardian”: Një plan BE-Britani e Madhe-Shqipëri për të luftuar trafikun ilegal të qënieve njerëzore

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.