• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tapia e detit, ish-komandanti: E matëm me dron, Barketa 110 metra në pjesën shqiptare

29 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
270
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-Komandanti i Flotës Detare shqiptare, Vladimir Beja dhe drejtues i grupit negociator me Italinë i ftuar në studion e “ABC”-së përballë gazetares Juli Xhokaxhi për debatin e kufirit detar me Greqinë, pasi Athina njoftoi dekretin e ri presidencial, kritikoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama që injoron sipas tij, mendimin e ekspertëve.

“Vendi është në një pozicion kritik nga mungesa e transparencës. Nuk na është thënë asgjë. Të gjitha lajmet ne i marrim nga qeveria dhe mediat greke. Qeveria duhet t’i kërkojë palës greke, që ligjin që ka dekretuar, që është i detyruar të shoqërohet edhe me një hartë.

Të gjitha ligjet për kufirin shoqërohen me një hartë dhe depozitohen në OKB. Këtu nuk ka nevojë më për ekspert, eksperti më i madh na del kryeministri, madje ai nuk ka nevojë për ekspertë, as për fjalën tim, as të grupit negociator. Ekspertët kanë dhënë me dhjetëra opinione. Po të mblidhen ekspertët nuk kanë probleme të tilla, ky është një problem politik”, deklaroi ai.

Ai sqaron edhe ku është oreksi i Greqisë.

“Ne kemi dokumentacionin e marrëveshjes me Italinë, kur mbaruam pikën fundore në jug thamë që të mos shtyhemi më tej për të ngjalluar kontradikta trepalëshe, të ndahet në treshe, kur të bëhej Shqipëri-Greqi. Është një trekëndësh i pandarë. Pikërisht kjo e pandarë i zgjon oreksin Greqisë ta marrë të tërën, nga 6-12 është pikërisht në këtë trekëndësh“.

Por cfarë humbet Shqipëria nga dekreti presidencial grek që ka rinisur “furtunën” në Tiranë? Ish-Komandanti i Flotës Detare shqiptare ndalet te Barketa, shkëmbi mes dy vendeve, ndërsa pretendimet greke i cilëson shoviniste.

“Ndarja e detit territorial ka dy plane, mesin e kanalit të Korfuzit që është trashëguar nga protokolli i Firencës. Ekziston ndarja mes për mes e kanalit të Korfuzit dhe në cdo hartë do të gjesh që Barketa bie në gjysmën e pjesës shqiptare. Me matjen e fundit që bëmë me dron dilte 110 metra në pjesën shqiptare.

Historikisht në të gjitha hartat nga perandoria Osmane,e Venedikut, Francës, edhe të sotmet e paraqesin të ndarë kanalin e Korfuzit dhe Barketa bie në anën shqiptare. E matëm edhe me dron para pak muajsh del 110 mera brenda nesh. Ky pretendim duhet rrëzuar, është shovinist.

Pjesa e dytë e marrëveshjes ka të bëjë me veriun e kanalit të Korfuzit, që është e re, që mbyllet me kepin Ekaterini të Greqisë dhe kepin tonë, që është përballë. Erikuza dhe Othonoi nuk mund të kenë statusin e bregdetit shqiptar, nuk kanë të drejtë të kenë status të barabartë.

Cdo zgjerim në veri të Erikuzës dhe Othonoit mbi 6 milje është uzurpim i detit territorial të detit të Shqipërisë zonës ekonomike dhe shelfit kontinental. Konventa nuk i njeh ishujt zonë ekonomike. Kontinenti nuk është njëlloj me ishullin. Nuk ka mundësi që një shkëmb të trajtohet si kontinenti.

Ose po ua japim ose nuk dimë të mbrohemi, ose mbase jemi në një situatë kritike dhe na mungon informacioni pse duhet t’ia japim Greqisë. Ato zona i përkasin bregdetit shqiptar. Erikuza dhe Othonoi deklarohen në Korfuz me 300 e ca banorë që herë zhduken dhe herë janë, që më shumë ka statusin e një ishulli feneri, nuk ka asnjë peshë specifike për Greqinë. Nuk është nevoja që patjetër të jesh i shitur për të bërë gabime, por edhe budalla. Ose janë të shitur, që më vjen turp ta them, ose janë mungesë e theksuar profesionalizimi”, tha ai.

Paraardhëse

Ndryshime të tjera në qeveri, zbulohet emri kush do të jetë zv.ministri i ri i Brendshëm

Pasardhëse

Rusia i ofroi vaksinën, Rama: Provokim qesharak, mendova se ishe meme, pres të kërkojë falje

Pasardhëse

Rusia i ofroi vaksinën, Rama: Provokim qesharak, mendova se ishe meme, pres të kërkojë falje

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.