• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Tani mezi po mbahem me shpirt ndër dhëmbë”, Paskal Milo tregon kush e fundosi partinë e tij

30 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo shprehet e bindur se ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 goditën partitë e vogla.

Sipas Milos ligji i 2008-ës donte të ekzekutonte partitë e vogla dhe thekson se ai dhe partia e tij ka vuajtur për shkak të marrëveshjeve të partive të mëdha.

Kreu iu PDS thotë më tej se PS i përdori aleatët e vegjël dhe tani i ka fshirë. “Pse tani po e bën PS këtë që bën. Sepse s’ka më parti të majtë, edhe unë mezi po mbahem, me shpirt në dhëmbë, po mbahem”, shtoi ai

Blendi Fevziu: Më the se kërkoje ta shpjegoje këtë pabarazinë që shpjegoi Manja pak më parë. Që ti më vete nuk dilje deputet, Shehi, në listën e PD del deputet

Paskal Milo: Zoti Manja ka një të drejtë, që Demokracia Sociale me forcat e veta gjithnjë ka marrë mbi 10 mijë vota, rreth 12 mijë vota.

Blendi Fevziu: Që janë të mjaftueshme sot në nivel kombëtar.

Paskal Milo: Po. Po të ishte ai sistem që kishim deri në 2008-n, unë do të vazhdoja të isha edhe këto 3 legjislatura, deputetë. Por falë PS dhe PD, unë jam jashtë parlamentit. Pikërisht se këta të dy, një natë të bukur Prilli, në mënyrë krejt të fshehtë… kemi qenë vetëm 7 veta që kemi votuar kundër atë natë, sepse e pamë që ishte një ligj që donte të ekzekutonte partitë e vogla.

Blendi Fevziu: Peshku i madh ha të voglin, e njohim…

Paskal Milo: Peshkaqenët e politikës, jo peshku…

Blendi Fevziu: Dhe ju hëngrën.

Paskal Milo: Na hëngrën, për meritë të tyre, të bashkëpunimit, dhe tani që të dy këto partitë e mëdha. Më fal që po flas nga pozicioni i qendrës i një partie të vogël që e ka vuajtur këtë marrëveshje të fshehtë që ju bëtë atëherë dhe që rrjedhojat e asaj marrëveshjeje të fshehtë i është kthyer në bumerang PD që e bëri atëherë. Pikërisht këto gjëra që po ndodhin tani dhe këtë superioritet që ka mazhoranca aktuale, ajo e menaxhon situatën, qoftë të sistemit që nuk do.

Blendi Fevziu: Po kur u bënë ndryshimet në 2008-n, u la që dominonin koalicionet jo partitë e vetme, ku ishte thelbi.

Paskal Milo: Nëse donin barazi të dy partitë e mëdha, drejtësi dhe zgjedhje të ndershme, le ta bënin proporcional kombëtar dhe jo proporcional rajonal, ajo është barazi. Ju këtë nuk e bëni, përse? Sepse nuk doni ta bëni.

Blendi Fevziu: Por kjo iku tani.

Paskal Milo: Jo jo të lutem, ishim në kohën e ndryshimeve.

Blendi Fevziu: Nga sot nuk jemi më, iku.

Paskal Milo: Unë i them zotit Manja, pavarësisht se jemi afër këtu që po diskutojmë, po kemi qenë afër edhe në beteja elektorale. Jo për fajin tonë, PS e zhbëri aleancën e majtë, që nga 2013-ta për herë të fundit kur nga shfrytëzoi dhe mori mbi 100 mijë vota nga të gjithë ne dhe erdhi në pushtet.

Pas asaj mori pushtetin dhe na fshiu neve. Pse tani po e bën PS këtë që bën. Sepse s’ka më parti të majtë, edhe unë mezi po mbahem, me shpirt në dhëmbë, po mbahem. S’ka më, më kuptoni. Kështu që, prandaj PS tani ka nxjerrë parullën, e Aleancës me qytetarët, me popullin sepse nuk ka më parti që të bëjë aleancë. Dhe ndodh kjo që po ndodh

Paraardhëse

“Kjo ka qenë dëshira ime”, Jozefina Topalli tregon çfarë priste nga Partia Demokratike

Pasardhëse

“Ska lezet fare”, kryeministri Rama “demaskon” me video Lulzim Bashën

Pasardhëse

“Ska lezet fare”, kryeministri Rama "demaskon" me video Lulzim Bashën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.