• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Talebanët drejt kontrollit të plotë të Afganistanit”, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken jep mesazhin e rëndësishëm

15 August, 2021
në Botë, Kryesore
0
676
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka kundërshtuar krahasimet që i janë bërë tërheqjes amerikane nga Kabuli me largimin kaotik pas Luftës së Vietmanit, teksa talibanët kanë rrethuar kryeqytetin afgan.

Komentet e Bliniken më 15 gusht, erdhën pasi Rusia tha se po punon me shtetet e tjera për të mbajtur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të diskutuar për Afganistanin, teksa talibanët kanë marrë kontrollin e pothuajse tërë territorit të këtij shteti.

“Ky nuk është Saigon”,
tha Blinken për ABC.“Puna është që: ne shkuam në Afganistan 20 vjet më parë me një mision në mendje. Kjo ishte që të merreshim me njerëzit që na sulmuan ne më 11 shtator. Ai mision ka qenë i suksesshëm”, tha Blinken.

Estonia dhe Norvegjia kanë kërkuar që 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të takohen për Afganistanin sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndërkaq, zyrtari i Ministrisë së Jashtme ruse, Zamir Kabulov tha më 15 gusht se Moska po “punon” me të tjerë për të caktuar mbajtjen e një mbledhjeje urgjente.

Rusia është një prej pesë anëtarëve të përhershme të këtij këshilli së bashku me SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Kinën. Kryeministri britanik, Boris Johson tha se po zhvillon bisedime për krizën në Afganistan dhe ai kërkoi nga Parlamenti britanik që të kthehej nga pushimi i verës dhe të takohej.

Më 13 gusht, Johnson ishte zotuar se Britania nuk do “t’ia kthejë shpinën” Afganistanit, edhe pse ai ka konfirmuar se personeli i ambasadës është evakuuar për shkak të frikës nga talibanët.

NATO-ja tha se po “ndihmon në mbajtjen e operacioneve në aeroportin e Kabulit, që afganët të kenë kontakt me botën”.

Një zyrtar i NATO-s tha se zgjidhja politike për konfliktin “tash është më urgjente se kurrë më parë”.

Më 15 gusht, tabilanët kanë hyrë në Kabul, por janë zotuar se nuk do ta marrin me forcë kontrollin e këtij qyteti. Ndërkaq, presidenti afgan, Ashraf Ghani është larguar nga vendi dhe raportohet se ka ikur në Taxhikistan.

Paraardhëse

Deputeti i njohur shpërthen keq pas pranimit të afganëve në Shqipëri: Bashke per çdo maskarallik qe eshte bere ne kete vend

Pasardhëse

Rama i thotë ‘po’ strehimit të afganëve në Shqipëri pas kërkesës nga SHBA, vjen reagimi i parë nga Yuri Kim

Pasardhëse

Rama i thotë 'po' strehimit të afganëve në Shqipëri pas kërkesës nga SHBA, vjen reagimi i parë nga Yuri Kim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.