• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Taksistët përdorin ende “ligjin e xhunglës” në Tiranë

30 November, 2017
në Aktualitet
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Emisioni “STOP” sjell të përmbledhura disa nga episodet e përplasjes fizike mes shoferëve të taksive të licensuar në kryeqytet. 

Disa prej tyre iu drejtuan redaksisë sonë për të denoncuar ligjin e të fortit që zbatohet në rrugë. Edhe pse janë me leje qëndrimi në çdo vend, ku ka sinjalistikë për taksi, ata nuk lejohen nga kolegët që kanë zaptuar vende të caktuara.

Me kamera të fshehtë provojmë tre raste që një taksist nuk lejohet të qëndrojë në vende për të cilat ka paguar. Por kur u afrohet gazetari, shoferët e taksive thonë se nuk ka asnjë problem.

Nga ana tjetër, Anila Lleshi, përgjegjëse sektori pranë “Tirana Parking”, shpjegon se nuk ka vende të personalizuara për taksitë me licencë.

Më datë 07.10.2016 Këshilli Bashkiak ka bërë disa ndryshime në rregulloren për organizimin dhe funksionimin e shërbimit taksi në Tiranë, ku në Nenin numër 59, pika 3 thuhet: “Të qëndrojnë në të gjitha vendet e rezervuara për shërbimin publik taksi, sipas detajimit të rrugëve me Urdhër Kryetari, të cilat janë pajisur me sinjalistikën përkatëse, duke ju nënshtruar tarifave të përcaktuara me Vendim të Këshillit Bashkiak sipas zonimit.”

Por mesa duket janë të paktë ata që e respektojnë këtë ligj, pasi kryesisht taksistët kanë “zaptuar” vende parkimi që sigurojnë më tepër klientelë. Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaq tre “pronarë” vendparkimesh për taksi.

 

Paraardhëse

28 apo 29? Kjo provë i jep fund debatit për Çlirimin

Pasardhëse

​Guardiola sulmon futbollistin e Southamptonit (VIDEO)

Pasardhëse

​Guardiola sulmon futbollistin e Southamptonit (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.