• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Taksat mbi pronën, ekspertët: Qeveria të mbledhë më shumë nga të pasurit

19 November, 2016
në Ekonomi
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rritja e tensioneve sociale ka hapur mes ekspertëve debatin nëse Shqipëria është duke e përdorur sa duhet sistemin tatimor për të zbutur pabarazinë.

“Përgjithësisht taksat në 5 vitet e fundit kanë synuar që të shtojnë të ardhurat në buxhet pa pyetur për pasojat sociale dhe kanë ngarkuar më shumë klasën e mesme dhe të varfër”, deklaron Zef Preçi nga Qendra për Kërkime Ekonomike.

Shqipëria mbledh nga taksimi i pasurisë të ardhura vetëm sa 0.2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas BERZH-it, përjashto Moldavinë ky është niveli më i ulët ndër ekonomitë në trancizion. Por Selami Xhepa mendon se shkaku nuk është thjesht niveli i taksave.

“Mënyra se si aplikohet legjislacioni mënyra se si administrohen poilitikat fiskale i krijon të pasurve mundësi për të përfituar nga legjislacioni duke shmangur taksat dhe duke bërë edhe evazion në disa raste”, thotë ai.

Vitet e fundit janë miratuar një sërë masash që synojnë të taksojnë më drejt pronat, sipas vlerës së tyre. Por një pjesë e madhe e pasurive të patundshme mbeten informale dhe jashtë rrjetës së taksimit

“Pasi ta kemi stabilizuar sistemin mundemi realisht të shohim se si mundet që individët që janë me të ardhura më të larta të mund të taksohen më fort”, shton Xhepa.

Por Zef Preçi mendon se edhe në këto kushte Shqipëria ka hapësirë për të taksuar më shumë të pasurit.

“Ka vend për të diferencuar shtëpinë e dytë shtëpinë e tretë etj sic ndodh në vendet e qytetëruara. ka vend për të taksuar pasuritë e tundshme të luksit si jahtet e deri edhe tek pikturat. Shikoni rastet francez ku taksat e rënda mbi veprat e artit janë të tilla që inkurajojnë çuarjen e tyre në muzeume ku janë të përjashtuara”, thotë ai.

Paraardhëse

Zëvendësi i Trump pritet me protesta në teatër

Pasardhëse

Giuliani: Ua kam thënë ne sy serbëve, është dashur t’ju bombardojmë

Pasardhëse

Giuliani: Ua kam thënë ne sy serbëve, është dashur t'ju bombardojmë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.