• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Takimi “miqësor” Dendias-Xhaçka na dha mësim: Greqia na kërcënon edhe në mes të Tiranës

23 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
180
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në një konferencë të përbashkët me homologun grek Dendias, iu përgjigj ashpër kërkesës së ministres shqiptare për të zgjidhur çështjen e pronave të komunitetit çam.

“Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë.” – u shpreh Dendias, kur ministrja Olta Xhaçka përmendi zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve në Greqi.

Por pse shkoi situata kaq larg? A e mori Dendias interesimin e Xhaçkës si provokim?

Ishte ministrja shqiptare ajo që në konferencën e përbashkët për shtyp, shfrytëzoi 40 sekondat e fundit të fjalës së saj për të përmendur abrogimin e ligjit të luftës dhe zgjidhjen e çështjes së pronave të çamëve në Greqi.

“Ne besojmë dhe shpresojmë që konstruktiviti dhe vullneti i mirë për të kërkuar një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë sa ajo e hapësirave detaje mund të shërbejnë edhe si një shëmbull i qasjes konstruktive në të cilat vendet tona mike mund të fillojnë diskutime edhe për çështje të tjera sado të vështira që kemi trashëguar nga historia dhe nga periudha tragjike e luftës së Dytë Botërore siç ëhstë nevoja për të abroguar ligjin e luftës apo çështjet e të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të njeriut të komunitetit çam”, u shpreh Xhaçka.

Por, teksa u shpreh dakord për kërkesën e Tiranës për abrogimin e ligjit të luftës, ministri i jashtëm grek, Dendias ishte i prerë në qëndrimin për pronat e çamëve. Ai foli për një çështje që nuk ekziston madje kërcënoi duke thënë se nëse vijohet më tej, mund të ketë pasoja, duke përmendur rrugën europiane të Shqipërisë.

“Dua të jem i çiltër me ju, kjo do të thotë që ne duhet të diskutojmë mbi çështje praktike, çështje që kanë të bëjnë me palën greke. Nuk mendoj se janë gjërat ashtu fiks siç paramendohen. Të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo gjë do na çojë në pasojat e niveleve të shumëfishta ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që kanë të bëjnë me itinerarin tuaj në Europë”, tha Dendias.

Kjo deklaratë vlen si kujtesë se pas buzëqeshjeve, shtrëngimeve të duarve dhe qëndrimeve për partneritet, Greqia nuk lëviz asnjë centimetër nga qëndrimet e saj kundrejt komunitetit shqiptar atje. Dhe jo vetëm kaq, grekët ndihen komodë të kërcënojnë në mes të Tiranës në mënyrën më të ashpër se nëse Greqia provokohet, përgjigja do të jetë disproporcionale.

Paraardhëse

Bleu shtëpi të re për 5.9 milionë euro, Kim Kardashian paguan mbi 750 mijë euro ekstra vetëm për ta poseduar pronën e fqinjes

Pasardhëse

Rama: Turp që demokratët i shkojnë pas një lecke të shpallur “non grata”

Pasardhëse

Rama: Turp që demokratët i shkojnë pas një lecke të shpallur “non grata”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.