• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Takimi me Merkelin dhe fati europian i negociatave

25 April, 2018
në Opinion
0
Albania Merkel

Albania Merkel

10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja Angela Merkel duket se kanë tejkaluar problemin gjerman të votimit të rekomandimit për hapjen e negociatave, përkundër problemeve që vetë partia e kancelares Merkel ka brenda saj, apo lobimeve të opozitës shqiptare tek ndonjë deputet i veçantë. Takimi në tërësi ka krijuar siguri për votën gjermane, dhe mbi të gjitha i ka dhënë fund spekulimeve se çështja e integrimit mund të bllokohet përmes lobimit.

Por nga ana tjetër, ky proces po tregon se Shqipëria do të vazhdojë të përballet me euroskepticizmin, si fenomen që vjen prej lodhjes nga zgjerimi i Europës dhe që nuk është një problem që vjen nga standardet e Shqipërisë.

Në këtë pike, konsumimi i betejave politike kundër hapjes së negociatave janë të pavlera, pasi janë të pakonsiderueshme në Perëndim. Tanimë i vetmi vend skeptik mbetet Franca, jo për shkak të Shqipërisë, as se ka Basha ndonjë mik francez, por për shkak të vizionit të Macron, i cili e shikon zgjerimin me dyshim.

Pra edhe nëse Shqipëria ja del t’i marrë të gjitha votat e vendeve anëtare dhe nëse dështon në Qershor për një votë, kjo nuk është as meritë e qeverisë nëse ndodh, dhe as fitore e opzitës nëse një vend e shtyn votimin për dhjetor. E gjitha tani është më shumë problem europian, se sa shqiptar. Gjermania ishte vendi me më shumë luhatje brenda shumicës në pushtet në këtë pikë, duke shtuar dhe lobimin e PD, por ky problem duket që nuk ka ndikuar fare në vendimin e kancelares.

Si problem shqipar ajo u miratua nga Komisioni Europian, i cili bën vlerësimin profesional të situates, dhe këtu mbarojnë debatet për arritjen e standardeve apo meritat e Shqipërisë.

Ngrefosja se negociatat do të bllokohen me lobistë është po ashtu naivitet dhe takimi Merkel- Rama e tregoi këtë.

Ndaj është mirë që beteja kundër negociatave të pushojë dhe opozita, edhe pse nuk e dëshiron këtë, të bëjë sikur do, që të paktën të mos i quhet humbje kur të çelen negociatat. Topi nuk është më në fushën tonë, por në secilin Parlament të Europës. Mos të bëjmë kot si tifozë, në një stadium ku nuk kemi akoma biletë për të hyrë.

Paraardhëse

Zhdukja misterioze e këshilltarit të Dritan Priftit, bashkëshortja kërkon shpalljen ‘të vdekur’

Pasardhëse

I dyshuar për 12 vrasje dhe 50 përdhunime, arrestohet pas 50 vitesh

Pasardhëse

I dyshuar për 12 vrasje dhe 50 përdhunime, arrestohet pas 50 vitesh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.