• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Takimi me gratë në Tiranë, Basha jep paralajmërimin e fortë

6 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Njësinë 3, në Tiranë, dhe ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre.

E pranishme në takim ishte dhe Drejtuesja Politike, njëkohësisht edhe kandidate për deputete e Partisë Demokratike në Tiranën, Jorida Tabaku, e cila tha se gratë në këtë zonë kanë problematika shumë të mëdha sepse varfëria është shumë e madhe.

Gratë adresuan probleme sa i përket mungesës së ndihmës nga shteti për shpenzimet e ilaçeve për kurimin e koronës dhe papunësisë që ekziston tek të rejat pasi kanë përfunduar studimet.

Kreu i opozitës tha se qeveria e ardhshme ka hartuar një plan për rimbursimin e të gjithë familjeve që janë detyruar të hyjnë në borxh për t’u kuruar nga koronavirusi.

“Prandaj një nga gjërat që ne do të bëjmë, qeveria jonë do të bëjë dhe ka filluar puna që sot, do të hartojmë një paketë ndihme ekonomike për të gjithë ato familje që kanë shpenzuar qimet e kokës dhe janë futur edhe në borxh për t’u kuruar nga korona. Këta kanë premtuar një rimbursimin modest katër muaj pasi ne paraqitëm një plan të të gjithë shpenzimeve të atyre që janë me korona. Këta me letra kaluan gjoja një farë rimbursimin, që s’është asgjë dhe që e kanë marrë shumë pak njerëz. Ndërkohë që numri i familjeve që kanë shpenzuar miliona për t’u kuruar është shumë i madh. Është një peshë e jashtëzakonshme e shpenzimeve familjare, shumica e familjeve janë zhytur në borxh. Prandaj po ju them që një nga hapat e parë që do të bëjmë është hartimi i një pakete financiare për të dëmshpërblyer financiarisht mijëra familje shqiptare që janë detyruar të futen në borxh për të kuruar të afërmit e tyre të sëmurë nga korona.” – tha Basha.

Ndërsa sa i përket administratës, Basha tha se 25 prilli është dita për t’u ndarë nga vargojtë e administratës së korruptuar dhe hapjes rrugë një administrate që t’u shërbej qytetarëve dhe të jetë krenaria e shoqërisë.

“Administrata është degraduar dhe degjeneruar në një pikë të paimagjinueshme. Unë e di që ka shumë në administratë të cilët duan të shërbejnë, por që e gjejnë të pamundur të shërbejnë me këtë kryeministër dhe me këtë qeveri. Atyre ju drejtohem dhe ju them që 25 prilli është dita për t’u ndarë nga vargoj që ju detyrojnë të ulni kokën, që ju detyrojnë të shkelni mbi etikën dhe moralin tuaj, për të mbajtur një vend pune për të mbajtur bukën e fëmijëve. Administrata publike do të jetë krenaria e shoqërisë. Ndaj, të gjithë ata që duan të shërbejnë me dinjitet, që kanë aftësitë, kanë përgatitjen dhe kanë përkushtimin për të zbatuar ligjin dhe për ti shërbyer qytetarëve më 25 prill do të çlirohen duke votuar për Partinë Demokratike. Sikundër dua t’ju them ju personalisht dhe të rejave dhe të rinjve të tjerë që ju më thatë që keni tre diploma. Kam takuar një vajzë që kishte dy diploma dhe rrinte te dera e një dyqani bosh në qendër të Lezhës që Shqipëria nuk e ka luksin t’ju lërë pa punë. Ndaj dhe prioritet i rekrutimit në administratë do të jetë që të sjellim pikërisht bijtë e bijat e shqiptarëve që duan dhe do ti shërbejnë vendit të tyre dhe qytetarëve të tyre duke zbatuar ligjin. Në këtë mënyrë ne do të arrijmë edhe një kriter për tu afruar me Europën. Se ju e dini garancia e vetme që të përmirësohet jeta në Shqipëri është të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian dhe një nga kriteret kryesore është të kemi një administratë publike profesionale. Rimbursimin sipas diagnozës është hapi parë që do të hedhim në raport me pacientin shqiptarë. Dhe kjo do të mundësoj që mbi 95% e medikamenteve që marrin të gjithë pacientët duke përfshirë persona me statusin e invaliditetit të mos nxjerrin para nga xhepi por të rimbursohen nga fondet e sigurimeve shëndetësore dhe nga fondet e shtetit shqiptar. Ndërkohë në bashkëpunim me organizatat e personave me aftësi të kufizuara ku përfshihen edhe shoqatat e invalidëve, invalidëve të punës dhe invalidëve të tjerë, kemi hartuar një memorandum bashkëpunimi që do të mundësoj dyfishimin dhe trefishimin madje të fondeve në ndihmë të personave me aftësi të kufizuarave dhe të invalidëve.” – u shpreh Basha.

Paraardhëse

Zgjedhjet e 25 Prillit, Prokuroria e Përgjithshme bën lëvizjen urgjente, kërkon informacion te Interpol për 25 kandidatë

Pasardhëse

Përsëritet fenomeni! Hapja misterioze e gropës, priten ekspertë nga Tirana

Pasardhëse

Përsëritet fenomeni! Hapja misterioze e gropës, priten ekspertë nga Tirana

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.