Ndërkohë që na ndajnë edhe pak ditë zgjedhjet e 25 prillit, partitë politikë kanë zgjedhur të nisin turin e tyre të fundit të fushatës.
Pas Lulzim Bashës që sot ka nisur një tur blic në 9 qytete për të simbolizuar numrin 9, Edi Rama “finalen” e madhe e ka nisur nga Gjirokastra.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, i cili bën me dije se sot, në orën 15:00, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin përmbyllës, të quajtur “Takimi i Fitores”, në stadiumin e qytetit.
Diskutime rreth kësaj post