• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Tahiri nesër te “Krimet”

14 December, 2017
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Saimir Tahiri është thirrur për t’u pyetur nesër në orën 9.30 te Krimet e Rënda nga gjyqtarja Liljana Baku. Ligji parashikon thirrjen e ish-ministrit të brendshëm brenda 5 ditëve nga zbardhja e vendimit që i ndaloi daljen jashtë shtetit dhe bllokimin e pasaportës. 

Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se nesër, në këtë seance përballë gjyqtares Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habiljave dhe të dhënat e tjera të siguara nga Prokuroria e krimeve të rënda. Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Vendimi i gjykatës që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi në Shqipëri ndaj Habilajve, me veçimin e dosjes për Treblovën. Në dosjen e Treblovës përmenden për herë të parë lidhjet e policisë me narkotarfikun.

Ndërkohë, gjithmonë sipas vendimit të gjykatës së krimeve të rënda që i ndalon Saimir Tahirit daljen jashtë vendit, në itali u ra në gjurmët e Habilajve që prej vitit 2012 pas operacionit antidrogë “Odisea”. Prokuroria përmend në kërkesën e saj përgjimet e bëra publike tashmë, ku të akuzuarit lakojnë emrin e ish-ministrit për t’i blerë një byzylyk me diamantë. Prokuroria thotë se Saimir Tahiri i njeh Habilajt dhe si argument sjell daljet jashtë shtetit te tij me automjetin Audi që ndërkohë i ishte shitur Moisi Habilajt emri i Saimir Tahirit për herë të parë doli nga dosja e Habilajve e prokurorisë së Catanias.

Për të vërtetuar që përdorimi i emrit të tij ishte rastësor dhe i papërfshirë në hetime, ish-ministri i brendshëm publikoi këtë dëshmi, që sipas tij vërtetonte ai nuk është person nën hetim nga italianët.

Top Channel publikoi të mërkurën intervista me dy avokatë italianë, njëri prej të cilëve kryetari i dhomës penale të Catanias dhe tregoi modelin që jepet nga Prokuroria e Catanias në një rast të tillë, që ishte i ndryshëm në përmbajtje dhe formë nga ai i treguar nga zoti Tahiri. Por siç pohoi në këtë intervistë kryetari i dhomës penale të Catanias, edhe po të ishte një dokument origjinal, ai nuk vërteton në mënyrë të prerë nëse ndaj Saimir Tahirit ka apo jo ndjekje penale nga prokuroria e Katanias.

Paraardhëse

Ambasada e SHBA informacion të rëndësishëm kur aplikoni për vizë

Pasardhëse

Gjërat që femrat bëjnë para seksit, por nuk i pranojnë

Pasardhëse

Gjërat që femrat bëjnë para seksit, por nuk i pranojnë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.