• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tahiri letër karburanteve: Rrisni masat e sigurisë

21 October, 2016
në Aktualitet
0
pagat e policëve
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Tahiri letër karburanteve: Rrisni masat e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri u ka dërguar një letër të gjithë firmave të shitjes së karburantit me pakicë, ku u kërkon marrjen e masave shtesë në përputhje me ligjin.
Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, kjo kërkesë vjen pas disa ngjarjeve të fundit ku pika shitjeje të karburanteve kanë rënë pre e grabitjeve, duke u shkaktuar humbje të shumave të konsiderueshme financiare dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të firmave.
“Megjithë punën e bërë dhe masat e marra për parandalimin, hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, një sërë rrethanash objektive, kanë shërbyer si nxitës për disa ngjarje kriminale, duke cënuar jo vetëm punën, por edhe jetën, shëndetin dhe sigurinë publike në tërësi“, shkruan ministri Tahiri në letër.
Në letrën e dërguar sot në mesditë, ministri Tahiri u kërkon administratorëve të subjekteve tregtare që shesin karburant me pakicë, të vënë në përdorim automatet elektronike për pagesën e furnizimit me karburant; vendosjen e kamerave me rezolucion të lartë dhe infra të kuqe, si dhe të lidhin çdo pikë karburanti me sinjal alarmi me sallën e komandimit.
Sipas ministrit, nisja e këtij procesi sa më parë shton dukshëm premisat për të parandaluar tërësisht ngjarjet kriminale në këtë sektor.
Ministri siguron se “MPB dhe Policia e Shtetit do të jenë një mbështetje e vazhdueshme në kuadër të rrugës së përbashkët për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, ekonomi të shëndoshë dhe sundim të ligjit”.
Afati për zbatimin e këtyre masave është 6 muaj, duke nisur nga 1 nëntori 2016. 
Paraardhëse

Ja çfarë duhet të bëni kundër aknesë në fytyrë (puçrrave)

Pasardhëse

Ligji i mbetjeve, Meta propozon ekspertizë të thelluar nga BE

Pasardhëse
meta

Ligji i mbetjeve, Meta propozon ekspertizë të thelluar nga BE

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.