• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Tahiri dhe tre opsionet e Edi Ramës

23 October, 2017
në Opinion
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Drini Kuqo

Prokuroria e Krimeve të Rënda, prej një jave ka pushuar së qëni një organ hetimor. Shpejtësia e akuzave të ngritura ndaj ish-ministrit Tahiri, bazuar në asnjë provë të mirëfilltë nga ato që mund të pranohen në një gjykatë, e ka shndërruar këtë institucion në një levë, që po përdoret në një lojë më të madhe politike.

Jemi vendosur përpara një paradoksi. Kemi një Prokurori që po merret me politikë dhe një politikan, në këtë rast një Kryeministër, që të paktën në dukje po bën më të mirën për t’u marrë me drejtësi.

Në këtë situatë ku ish-ministri i Brendshëm është vendosur përpara “togës së ekzekutimit” të opozitës, prokurorisë dhe më gjerë, të shumë mediave, duket se ekzistojnë vetëm tre rrugë të arsyeshme, të cilat Rama mund të ndjekë.

E para, është të replikojë paraardhësin e tij, që ofroi imunitet të pakufizuar për zv/kryeministrin e përfshirë në një aferë korruptive, për ministrin e Mbrojtjes, të përfshirë në vrasjen e 26 personave në shpërthimin e Gërdecit apo në mbrojtjen e të birit, të akuzuar për përvetësimin e miliona eurove nga afera e CEZ-it.

Duke bërë këtë, Rama me shumë gjasë do të nxirrte nga balta Tahirin, por me koston e gëlltitjes së një çorbe shumë të hidhur. Duke bërë këtë, faktikisht ai do të gëlltiste gjithçka ka kundërshtuar gjatë karrierës së tij pothuajse 15-vjeçare si kampion i opozitës.

Rruga e dytë, është ajo e braktisjes së Tahirit në fatin e tij. Fundja, politikisht, qeveria e ka marrë një goditje në imazhin e saj dhe në përceptimin publik, të tejlodhur me pandëshkueshmërinë 25-vjeçare, është formuar bindja se “këtu diçka ka”, ndaj kundërshtimi i këtij përceptimi mund të sjellë kosto të mëtejshme politike. Distancimi i plotë nga ish-ministri, do të ishte fitimprurës në PR e qeverisë.

Por, ky opsion, ndonëse fitimprurës në aspektin afatshkurtër politik, do të ishte një zgjedhje makiaveliste nga ato që do të shënonin një precedent shumë të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Nëse kjo do të ndodhë, askush nuk mund të ndihet më i mbrojtur. E nuk bëhet fjalë vetëm për njerëzit e veshur me politikë, por nëse i hapet rrugë një akuze të stisur me fakte të mbledhura kuturu, secili prej nesh mund ta shohë veten pas hekurave me akuza të fabrikuara, të publikuara në mjafton një prej dhjetëra gazetave apo portaleve që ekzistojnë në vend.

Në një vend që për 50 vjet jetoi me terrorin e fletë-rrufeve që mund të të internonin deri në tre breza kushedi se në ç’rrëze mali, kjo zgjedhje do të ishte shkatërruese.

Rruga e tretë, ajo që Rama ka zgjedhur të ndërmarrë, është mbase ajo më e vështira. Kryeministri po përpiqet të çmontojë sulmet politike, duke iu “përgjëruar” prokurorisë që t’i japë fund kësaj telenovele politike, duke na nxjerrë ato që kanë me të vërtetë rëndësi, provat.

Tashmë, përfaqësia e PS në Komisonin e Mandateve ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të ndaluar lëvizjen jashtë shtetit të Tahirit, për të hetuar pasurinë e tij, për të bastisur banesën e tij, për ta vendosur nën përgjim, për të kuzifuar rrezen e tij të qëndrimit apo për ta detyruar që të paraqitet në mënyrë periodike në Policinë Gjyqësore.

Por ama, asnjë shtet demokratik nuk mund të pranojë që një qytetar i tij të shkojë në burg, pa asnjë provë.

Ndaj, zgjedhja e tretë e Ramës nuk është një zgjedhje që dikush mund ta quajë me oportunizëm si “as mish as peshk”. Kjo, në të vërtetë është zgjedhja e vetme që një kryeministër europian mund të bëjë.

Kjo zgjedhje shënon një ndarje nga e shkuara kur me urdhër të Kryeministrit, asnjë person i afërt me të nuk mund të procedohej nga prokurorët e sjellë nga ana e anës e të emëruar në detyrë me vetë urdhërin e të “parit të vendit”.

Tahiri nuk mund të shitet, ashtu sikurse as drejtësia nuk po blihet. Ky është “starndarti i arit”. Kjo është e vetmja rrugë për t’i hapur rrugë mbizotërimit të drejtësisë.

Një drejtësi që nuk mund të nxjerrë verdikte pa u dëgjuar akuza. Kjo është rruga për të ndërtuar një shoqëri, ky kryemininistri, Deputeti, politikani apo biznesmeni të mos kenë në dorë të shantazojnë punëtorin, të varfrin dhe të mjerin, vetëm sepse ata gëzojnë “monopolin e të vërtetës”.

Paraardhëse

Vrau taksistin një vit më parë, burgim të përjetshëm për Musa Saraçin

Pasardhëse

Gjiknuri i filmuar me Habilajt? Ja çfarë thotë ministri i Ramës

Pasardhëse

Gjiknuri i filmuar me Habilajt? Ja çfarë thotë ministri i Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Screenshot
Aktualitet

Lideri më i klikuar i vitit! Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza SPAK

Nga lajme10
31 December, 2025
0

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në nje emision televiziv ka bërë një analizë të personazheve më të klikuar nga...

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

30 December, 2025

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.