• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tahiri, Balili dhe Bajri në një qeli duke drekuar, Drejtoria e Burgjeve: Asnjë shkelje! Ushqimi në burgun e Lushnjës serviret në dhomë

4 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
280
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto ku shihet Saimir Tahiri në qeli bashkë me Klement Balili dhe Safet Bajrin duke ngrënë, vjen një reagim nga Drejtoria e Burgjeve.

Në një reagim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve shprehet se ata gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, kanë qenë të gjithë të akomoduar në të njëjtin sektor, teksa shton se nuk ka asnjë shkelje në këtë foto. Sipas Drejtorisë së Burgjeve, kjo foto është bërë nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, teksa sa i takon ushqimit që ata janë duke e konsumuar në qeli, deklaron se ushqimi shërbehet gjithmonë në dhoma pasi nuk ka një menzë.

Reagimi i plotë:

Sqarim i opinionit publik!

Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjës’. Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre.

Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese. Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë. Fotografia në fjalë ka qenë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjës”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi.

Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të bëjmë të ditur se ky institucion është përgjatë gjithë kohës i monitoruar nga SHKBB dhe mekanizmat monitorues. Drejtoria e Burgjeve ju falënderon për ndjeshmërinë dhe është e hapur për adresimin e saktë të çdo shqetësimi me ndjeshmëri të lartë publike. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, Me respekt, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”.

Paraardhëse

Tre ditë e bllokuar pranë një shpelle, shpëtohet turistja italiane në Karaburun

Pasardhëse

METAMORFOZA, “Do ta vras sa të kthehet nga varrimi”, Behar Bajri i tregon ish-policit planin se si do të eleminonte Ibrahim Licin

Pasardhëse

METAMORFOZA, “Do ta vras sa të kthehet nga varrimi”, Behar Bajri i tregon ish-policit planin se si do të eleminonte Ibrahim Licin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.