• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Superskandal me “Mobike”, zvogëlon zonën e shërbimit, vendos gjobat më të shtrenjta në mbarë botën

5 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

\Një vit më parë Bashkia Tiranë solli në kryeqytet risinë që do të shërbente për të pakësuar trafikun dhe do të ndihmonte më shumë qytetarët për të arritur në destinacionet e tyre, nëpërmjet biçikletave “mobike”.

Madje në fushatën promovuese kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë se biçikletat “mobike” mund të parkoheshin kudo, në vendet ku nuk pengonin qarkullimin e mjeteve të tjera të transportit, por kurrë nuk kishte përmendur gjoba nëse do të ndodhte e kundërta.

Gjithashtu u tha se biçikletat do të vepronin në të gjitë kryeqytetin, ndërsa pas janarit mësohet se zonat më të frekuentuara nga studentët, por edhe qytetarët e thjeshtë si Universitetet, Don Bosko, Komuna e Parisit, nuk janë të aksesueshme nga biçikleta.

Më poshtë në një shkrim Boldnews sjell rastin e një qytetari që ka marrë gjobë dhe që administratorët e “mobike” bëjnë “si të mirë” dhe ua heqin gjobën herën e parë dhe e paralajmërojnë për të dytën.

Prej 9 janarit, në Tiranë, mund të gjobitesh edhe për parkim të gabuar të biçikletave Mobike. Më pak se 1 vit nga paraqitja e tyre në kryeqytet, kompania e reklamuar bujshëm nga Bashkia Tiranë po shfaq shenjat e para të vështirësive në treg, duke ia faturuar kostot përdoruesve.

Mobike ka zvogëluar ndjeshëm hartën e shtrirjes së shërbimit dhe ka filluar të vendosë gjoba prej 1 900 lekë për të gjithë ata, të cilët i kyçin biçikletat jashtë zonës së zvogëluar të shërbimit.

Përdorues të shumtë janë revoltuar prej gjobave të marra, vetëm se i kanë kyçur biçikletat në zona si Xhamlliku, Qyteti Studenti, Komuna e Parisit apo Don Bosko. Këto zona përfshiheshin në hartën e shërbimit deri përpara 9 janarit. Mobike, tani punon vetëm brenda Unazës, në Bllok dhe në ish-Parkun e Autbousave. Jashtë hartës së mbulimit janë lënë Universiteti i Mjekësisë, Universiteti i Sporteve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Fakulteti i Histori-Filologjisë dhe Fakulteti i Ekonomisë, praktikisht zonat me lëvizjen më të madhe të të rinjve në kryeqytet.

Pa asnjë fushatë informimi dhe vetëdijësimi, kompania ka kaluar direkt te gjobat. Në fillim, ajo të njofton për gjobën e zbatueshme dhe “herën e parë” ta fal, duke të thënë se “kësaj here gjobën ta hoqëm ne, por herës tjetër kujdes.”

Kur u fut në treg, në qershor të vitit të 2018, Mobike u trumbetua si risi dhe u cilësua nga Bashkia si “zgjidhja për lëvizjen e të rinjve të Tiranës”. Por vetëm 10 muaj më pas, Mobike ofron si zgjidhje vetëm gjobat, duke e kthyer shërbimin në luks të rezervuar për qendrën e Tiranës dhe Bllokun.

Si fillim, masa për rritjen e gjobave në 900 lekë u njoftua përmes një postimi në rrjetet sociale, në shtator 2018-të, por ato filluan të zbatohen vetëm në janar 2019, pas tkurrjes së hartës. Masa u justifikua si e nevojshme “për të ruajtur efikasitetin e shërbimit”.

Kompania u justifikua për ndryshimin me vandalizmat ndaj biçikletave, të reklamuara në rrjetet sociale. Sidoqoftë, sjellje të ngjashme me vandalizma ka pasur edhe në vende të tjera, por reagimi i kompanive në to nuk ka qenë një shpërthim i masave ndëshkuese. Në Manchester, policia raportoi 17 incidente që në 10 ditët e para, kur Mobike u paraqit atje me 1000 biçikleta, në qershor 2017. Fillimisht, ata e rritën çmimin e shërbimit nga 50 në 60 pensë (97 lekë), për 1 orë e gjysmë përdorim.

Në Shangai, Mobike vendosi sistem pikëzimi për përdoruesit që parkojnë në vende të gabuara dhe sistem gjobash 5 yan (80 lekë). Në Singapor, gjoba u bë 5 dollarë (545 lekë), ndërsa në Itali, vendi nga erdhi në Shqipëri investitorja Alessandra Bacchini, gjoba shkon në 7 euro (900 lekë). Pra, në Tiranë, kompania e saj aplikon gjobë rreth dy herë më të majme se në vendin e origjinës.

Mobike në Tiranë punon vetëm me aplikacion në gjuhë anglisht. Në aplikacion nuk përmenden gjobitjet. Në rastet e parkimit jashtë zonës së mbulimit, përdoruesit njoftohen se ndaj tyre është zbatuar një tarifë shërbimi (service fee) prej 1 900 lekë. Kjo thuhet të jetë kostoja e rimarrjes së biçikletës nga operatori. Por në përgjigjen që na ka dhënë me e-mail, kompania pranon se kjo është në të vërtetë një gjobë, duke pranuar kështu tërthorazi se ajo po abuzon me klientët e saj.

Shkurt, koston e vjedhjeve dhe vandalizmave ndaj biçikletave, kompania po ua faturon me gjoba të majme përdoruesve, duke tkurrur hartën e shërbimit dhe askush nuk e dëgjon më zërin e qytetarëve.

Paraardhëse

Gruaja braktis burrin dhe vajzën 6 muajshe, Bujari: Dua vetëm një punë, jam nënë dhe baba

Pasardhëse

Vendi në duart e Erion Braçes, krerët e shtetit shkelin protokollin me të dyja këmbët

Pasardhëse

Vendi në duart e Erion Braçes, krerët e shtetit shkelin protokollin me të dyja këmbët

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.