• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sulmi terrorist në Moskë: Thellohet bilanci, ja sa arrin numri i viktimave, mes tyre dhe 3 fëmijë

23 March, 2024
në Botë
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa koha kalon, nga ora në orë vijon të thellohet bilanci i personave që kanë humbur jetën gjatë sulmit me armë zjarri në koncertin ne periferi të Moskës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, autoritetet ruse thanë se njëmbëdhjetë persona janë arrestuar, katër prej tyre janë të përfshirë drejtpërdrejt në sulm,.

Zyrtarët rusë thanë se ata u kapën në rajonin Bryansk në Rusinë perëndimore, “jo larg kufirit me Ukrainën”.

Sulmi ndodhi vetëm disa ditë pasi presidenti Vladimir Putin mosi një tjetër mandat për të drejtuar Rusinë.

Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Rusi ndër vite dhe ndodhi në një periudhë kur lufta e këtij në Ukrainë tashmë ka hyrë në vitin e tretë.

Videot e postuara në internet shfaqën persona të armatosur në vendin e ngjarjes duke qëlluar civilët nga afërsia. Çatia e teatrit, ku turma ishte mbledhur të premten për një shfaqje të grupit rok rus Picnic, u shemb në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ndërsa zjarrfikësit kaluan orë të tëra duke luftuar me zjarrin që shpërtheu gjatë sulmit.

Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një deklaratë të postuar në platformat e rrjeteve sociale të lidhura me të, megjithëse as Kremlini dhe as shërbimet ruse të sigurisë, nuk e kanë fajësuar zyrtarisht askënd për sulmin.

Në një deklaratë të postuar nga agjencia e tij e lajmeve Aamaq, dega e Shtetit Islamik në Afganistan tha se kishte sulmuar një tubim të madh të “të krishterëve” në Krasnogorsk. Nuk ishte e mundur të vërtetohej saksia e pretendimit.

Megjithatë, një zyrtar amerikan tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se shërbimet amerikane të zbulimit kanë konfirmuar se IS-i është përgjegjës për sulmin.

Zyrtari, i cili foli me kusht që të mos identifikohej, tha se agjencitë amerikane të zbulimit kishin mbledhur informacion në javët e fundit se dega e IS-it po planifikonte një sulm në Moskë, dhe se zyrtarët amerikanë kishin ndarë privatisht informacionin e inteligjencës në fillim të këtij muaji me zyrtarët rusë.

Pas sulmit, disa ligjvënës rusë nxituan të akuzonin Ukrainën. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, mohoi çdo përfshirje.

“Ukraina kurrë nuk ka përdorur metoda terroriste”, shkroi ai në rrjetin X. “Gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës”.

Mesazhe zemërimi, tronditjeje dhe mbështetjeje për të prekurit janë dërguar nga e gjithë bota.

Të premten, Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi “sulmin e tmerrshëm dhe frikacak terrorist” dhe nënvizoi se autorët duhet të mbahen përgjegjës. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, gjithashtu dënoi sulmin terrorist “me fjalët më të forta të mundshme”, tha zëdhënësi i tij.

Presidenti rus Putin, i cili zgjati kontrollin e tij mbi Rusinë edhe për gjashtë vjet të tjera në zgjedhjet presidenciale pas shtypjes gjithëpërfshirëse të opozitës, kishte denoncoi publikisht paralajmërimet perëndimore për një sulm të mundshëm terrorist, si një përpjekje për të frikësuar rusët. “E gjithë kjo i ngjan shantazhit të hapur dhe një përpjekjeje për të frikësuar dhe destabilizuar shoqërinë tonë”, tha ai në fillim të kësaj jave.

Në tetor të vitit 2015, një bombë e vendosur nga Shteti Islamik rrëzoi një avion udhëtarësh mbi Sinai, duke vrarë të gjithë 224 personat në bord, shumica prej të cilëve turistë rusë që ktheheshin nga Egjipti. Grupi, i cili vepron kryesisht në Siri dhe Irak, por edhe në Afganistan dhe Afrikë, gjithashtu ka marrë përsipër disa sulme në rajonin e Kaukazit në Rusi dhe rajone të tjera në vitet e fundit. Grupi rekruton luftëtarë nga Rusia dhe pjesë të tjera të ish Bashkimit Sovjetik.

Paraardhëse

Kush mund ta godasë Bardhin brenda PD-së? Gazetarja e njohur zbardh prapaskenat e bujshme dhe flet me emra

Pasardhëse

Tre muaj izolim në banesë, ish-kryeministri Sali Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë

Pasardhëse

Tre muaj izolim në banesë, ish-kryeministri Sali Berisha rekurs në Gjykatën e Lartë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.