• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sulmi kibernetik nga Irani, SHBA dënon aktin dhe mbështet Shqipërinë

8 September, 2022
në Botë, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilltari i Presidetit Biden për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan zhvilloi sot një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama, për t’i shprehur mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë pas sulmit kibernetik të Iranit më 15 korrik, sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.

Sipas njoftimit të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku në përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar masat e sigurisë kibernetike. Zoti Sullivan shprehu po ashtu vlerësimin për pritjen nga Shqipëria të shtetasve afganë që u evakuan nga ky vend, pas tërheqjes së forcave amerikane.

Po sot NATO-ja tha sot se solidarizohet me Shqipërinë dhe dënon sulmin kibernetik të Iranit ndaj saj.

Në një komunikatë të Këshillit të Atlantikut të Veriut, nënvizohet se “aleatët njohin deklaratat e Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë që ia atribuojnë përgjegjësinë për sulmin kibernetik Qeverisë së Iranit. Ne dënojmë fuqishëm aktivitete të tilla keqdashëse kibernetike të krijuara për të destabilizuar dhe dëmtuar sigurinë e një aleati dhe për të prishur jetën e përditshme të qytetarëve”.

Ndërsa thuhet se “NATO dhe aleatët e mbështesin Shqipërinë në forcimin e aftësive të saj të mbrojtjes kibernetike”, deklarata thekson më tej se “ne do të vazhdojmë të rrisim mbrojtjen tonë kundër aktiviteteve të tilla keqdashëse kibernetike në të ardhmen dhe të mbështesim njëri-tjetrin për të penguar, mbrojtur dhe kundërshtuar spektrin e plotë të kërcënimeve kibernetike, duke përfshirë, marrjen në konsideratë të përgjigjeve të mundshme kolektive”.

Deklarata përfundon me një thirrje drejtuar të gjitha shteteve që “të respektojnë angazhimet e tyre ndërkombëtare për të mbështetur një qasje të bazuar në norma ndaj hapësirës kibernetike”.

Një ditë pas vendimit të qeverisë shqiptare për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, i konsideruar përgjegjës për sulmin masiv kibernetik që goditit sistemet informatike të shtetit shqiptar, në muajin korrik, forca të shumta policore, përfshirë njësitë speciale dhe ato të antiterrorit u shfaqën sot paradite në ambasadën e Iranit, e cila ndodhet në një nga zonat më të frekuentuara në zemër të kryeqytetit.

Sipas vendimit, personeli i ambasadës duhet të linte Shqipërinë, brenda 24 orëve. Mësohet se ata tashmë janë larguar, një pjesë përmes aeroportit, dhe të tjerët në rrugë tokësore. Forcat e policisë, pas skadimit të afatit 24 orësh, hynë duke ushtruar kontroll në mjediset e ambasadës. Fillimisht ishin njësitë antieksploziv të cilat u futën të parat. Pasi u sigurua se nuk ka rreziqe, ishin njësitë speciale dhe antiterrorit që vijuan verifikimet brenda godinës./VOA

Paraardhëse

“Në Shqipëri ka dopio krizë”, Berisha: Zonjë shko në Qukës-Qafë Plloçë, rruga 8 herë më shtrenjtë se standardi europian

Pasardhëse

Përplasje në Kuvend, Spiropali debaton me Berishën: Je pensionisti më i shtrenjtë në vend

Pasardhëse

Përplasje në Kuvend, Spiropali debaton me Berishën: Je pensionisti më i shtrenjtë në vend

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.