• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Sulmet terroriste, Erdogan shpall “mobilizimin kombëtar”

14 December, 2016
në Botë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për një mobilizim kombëtar kundër të gjitha organizatave terroriste.

“Si kreu i Republikës së Turqisë, bazuar mbi nenin 104 të Kushtetutës sonë, deklaroj mobilizimin kombëtar kundër të gjitha organizatave terroriste të lidhura me PKK-në (partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit), DAESH-in (akronimi arab i Shtetit Islamik në Irak dhe Levant), FETO-n (organizatës terroriste gyleniste), DHKP-C (partisë apo frontit për Çlirimin e Popullit Revolucionar), dhe të tjerëve, cilido qoftë emri i tyre, diskurset apo metodat”, tha Erdogan përpara krerëve komunalë në Pallatin Presidencial gjatë kësaj të mërkure.

“Kushdo që ka informacione mbi aktivitetet e këtyre organizatave duhet të informojë urgjentisht forcat tona të sigurisë”, shtoi më tej presidenti turk.

Erdogan nxiti gjithashtu forcat e sigurisë të mos hezitojnë të ushtrojnë autoritetin e tyre deri në fund. Ai theksoi se plot 1.178 persona janë vrarë gjatë luftimeve me PKK-në gjatë këtij viti, rreth 330 të tjerë janë vrarë nga sulmet e Shtetit Islamik, sikurse edhe 248 viktimat e shënuar gjatë përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik.

Presidenti turk tha gjithashtu se 17 ushtarë kanë mbetur të vdekur gjatë Operacionit për Mbrojtjen e Eufratit, që nisi më 20 gusht në veri të Sirisë për të pastruar kufirin turk nga militantët e ISIS dhe organizatave të tjera terroriste.

Në serinë e fundit të sulmeve terroriste në Turqi, 44 persona, 37 prej të cilëve oficerë policie, u vranë pas dy shpërthimeve me bomba në lagjen “Beshiktash” të Stambollit, më 10 dhjetor. Sipas Erdoganit, rreth 9.500 militantë të PKK-së, përfshi edhe figura të larta, janë vrarë, plagosur ose kapur gjatë operacioneve të zhvilluara brenda dhe jashtë kufijve.

Erdogan përmendi gjithashtu edhe faktin që më shumë se 40 mijë persona janë ndaluar deri më tani, ndërsa mbi 10.500 të tjerë janë arrestuar gjatë operacioneve që kanë pasur për objektiv personat e akuzuar për lidhje me PKK-në.

Paraardhëse

Procedohet penalisht nga policia djali i Fatos Nanos

Pasardhëse

Trump fiton sërish! Cilat janë thëniet e vitit

Pasardhëse

Trump fiton sërish! Cilat janë thëniet e vitit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.