• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Stuhia e reshjeve intensive të bores në vend, ja si paraqitet situata në disa nga qarqet

21 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
48
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mëngjesi i sotëm ka sjellë përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet e shiut janë ndërprerë gjatë orëve të natës, ndërsa në zonat ku dje pati reshje bore problematike janë ngricat e krijuara, për shkak edhe të uljes së temperaturave.

Dibra ishte një nga qarqet ku trashësia e borës kaloi 25 cm. Sipas raportimeve, pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës, janë ulur ndjeshëm temperaturat në këtë qark. Në orët e para të mëngjesit termometri ka shënuar -7° Celsius në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në Kalanë e Dodës -13° si pasojë e erës së fortë. Rrugët janë të ngrira dhe ka një reduktim të ndjeshëm të lëvizjes.

Ndërprerja e reshjeve u ka dhënë kohë mjeteve borëpastruese të avancojnë në hapjen dhe kriposjen e tyre.

Rruga Peshkopi-Bulqizë-Klos është e kalueshme, ndërsa policia vijon të mbajë të bllokuar segmentin e Rrugës së Arbrit nga rreth rrotullimi i Klosit drejt Qafës së Murrizit, derisa kripa e hedhur të shkrijë akullin që ka shtresëzuar në asfalt. Kalimi deri në një njoftim të dytë do të bëhet në rrugën e vjetër, nga Burreli.

Aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës i kalueshëm me zinxhirë, ka pasur probleme në një segment nga Qafë Kalaja drejt Vasies, për shkak të erës së fortë.

Aksi Ura e Çerenecit-Librazhd është i kalueshëm me zinxhirë deri në Njësinë Administrative Ostren, ndërsa më tej është e bllokuar.

Janë hapur një pjesë e rrugëve të njësive Administrative, më të afërta me qytetin, ndërsa vijojnë të jenë të bllokuara shumë prej tyre.

Në Bashkitë Dibër, Bulqizë dhe Klos të cilat kanë qenë më të goditura nga moti i keq, nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Nga spitali Rajonal Dibër bëhet e ditur se nuk ka pasur asnjë rast emergjence, apo thirrje për ndihmë nga zonat e thella.

Zonat e thella malore vijojnë të kenë problematika me ndërprerjen e energjisë elektrike në qarqet e Shkodrës, Kukësit.

Shqetësuese janë ngricat edhe në disa akse në qarkun e Korçës, për shkak të temperaturave disa gradë nën zero. Autoritetet rekomandojnë lëvizjen me goma dimërore për drejtuesit e automjeteve.

Paraardhëse

Këngëtari i njohur shqiptar i jep fund beqarisë, dalin pamjet nga dasma madhështore me të ftuar VIP (Video)

Pasardhëse

“Po i fut dhe një gotë raki”, banori i BBV bëhet ‘tapë’ dhe i thotë të gjitha: Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju

Pasardhëse

“Po i fut dhe një gotë raki”, banori i BBV bëhet 'tapë' dhe i thotë të gjitha: Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.