• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Studiuesit në Universitetin e Oksfordit tregojnë dy arsyet përse koronavirusi u përhap kaq shumë në Itali në një kohë të shkurtër

18 March, 2020
në Botë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Përhapja e koronavirusit në Itali po njeh pasoja kaq shkatërruese sepse ka një popullsi të vjetër dhe të moshuarit janë në kontakt të shpeshtë me të rinjtë”.

Një studim i Universitetit të Oksfordit ka sugjeruar që gjeneratat e reja që jetojnë nën një çati me të moshuarit, janë faktori kryesor i përhapjes galopante të epidemisë në Itali.

Deri më tani më shumë se 31,000 mijë njerëz janë diagnostikuar të prekur nga COVID-19, në Itali, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 2,503 persona, shkruajnë mediat e huaja. Italia ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Japonisë, thuajse 22 % e popullsisë janë mbi 65 vjeç dhe sipas ekspertëve kjo shtresë ka probabilitetin më të madh për të humbur jetën në rast se infektohen me COVID-19.

Është e zakonshme për të rinjtë që jetojnë sidomos në porvincat e Italisë, për të jetuar me gjyshërit e tyre. Por shpesh detyrohen që të udhëtojnë drejt qyteteve më të mëdha, si Milano, për të punuar apo shkolluar. Ekspertët vlerësojnë se pikërisht gjatë këtyre udhëtimeve, të rinjtë, janë “përqafuar” me virusin famëkeq dhe pa e kuptuar që janë mbartës ia kanë transmetuar familjarëve.

Gjithashtu në studim thuhej se edhe Britania e Madhe ka rreth 11.9 milionë të popullsisë mbi moshën 65 vjeç, kështu që sipas tyre qeveria të marrë masat e nevojshme për të minimizuar përhapjen, që të mos kemi një rast të ngjashëm me Italinë. Pandemia ka gjetur terren në Itali kryesisht në Milano dhe provincat rreth saj, si edhe në rajonin e Lombardisë dhe Veneto.

I gjithë vendi ndodhet në izolim dhe qytetarëve iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi. Sakaq, studiuesit janë ndalur pak edhe tek mosha që prek më së shumti virusi. Sipas tyre sa më i moshuar të jesh aq më shumë rrezikohesh nga virusi korona. Sistemi imunitar dhe funksionimi i mushkërive tek këta subjekte është natyrisht më i dobët, kështu që organizmi është më pak i aftë të prodhojë qeliza për ta “luftuar” virusin. Po ashtu të moshuarit që vuajnë nga sëmundjet kronike, si sëmundjet e diabetit apo të zemrës, janë “preja e preferuar e pandemisë”, thuhet në studim.

Paraardhëse

Bota fillon të marrë frymë, katër lajme të mira nga koronavirusi

Pasardhëse

Në Itali vetëm në një ditë 475 viktima, kaq shumë as në Kinë nuk janë regjistruar

Pasardhëse

Në Itali vetëm në një ditë 475 viktima, kaq shumë as në Kinë nuk janë regjistruar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.