• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Studiues nga katër vende të rajonit mblidhen në Muzeun Historik për Gjon Vladimirin

23 October, 2016
në Kulturë
0
muzeun historik
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

received_10154833568777044TIRANE, 22 Tetor/ATSH/- Studiues nga katër vende të rajonit mblidhen në Tiranë  në Muzeun Historik Kombëtar me qëllim njohjen e tyre nga afër me objektet dhe lipsanet e shenjtit Gjon Vladimiri, të cilat ndodhen në Pavijonin e Mesjetës të këtij muzeu.

Simpoziumi shkencor, i cili hidhte dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e shenjtit të shekullit të 10-të, u iniciua nga akademitë e shkencave të Shqipërisë dhe Malit të Zi, por në të u përfshinë dhe historianë e studiues nga Maqedonia e Bullgaria. Gjatë aktivitetit binte në sy dhe pjesëmarrja e akademikëve dhe studiuesve shqiptarë si: Vasil Tole, Floresha Dado, Shaban Sinani, etj.

Dita e parë e këtij aktiviteti shkencor, ku u mbajtën 22 kumtesa, u zhvillua në Podgoricë të Malit të Zi më 21 tetor 2016.

Ndërsa në datë 22 tetor, i gjithë grupi u zhvendos në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë për të vazhduar më pas me një vizitë në Elbasan, pikërisht në kishën e Shijonit, e cila më shumë se 1000 vite më parë është ngritur nga Gjon Vladimiri.

Studiuesit dhe historianët nga të katër vendet, u pritën nga drejtori i Muzeut Historik Kombëtar , Melsi Labi, i cili udhëhoqi dhe guidën, jo vetëm në pavijonin e mesjetës, por dhe në atë të lashtësisë. Drejtori Labi i njohu studiuesit me arkitraun e portalit të derës jugore të kishës së manastirit të Gjon Vladimirit, i cili gjendet në Muzeun Historik Kombëtar.

Në gur, së bashku me emblemën, stemën heraldike të princit Karl Topia është gdhendur dhe një mbishkrim trigjuhësh, latinisht, greqisht dhe sllavisht. Po në fondet e Muzeut Historik Kombëtar gjenden edhe disa ikona të tjera, të cilat kanë qenë po në manastirin e Gjon Vladimirit.

Por drejtori i Muzeut Kombëtar i njohu studiuesit edhe më risinë më të fundit, lipsanet e Gjon Vladimirit, të cilat dolën në dritë nga fondi i paekspozuar kurrë më parë dhe pas urdhrit të tij administrativ, “Program për kartelizimin dhe studimin shkencor të fondit”.

Kulti i Gjon Vladimirit është mjaft i përhapur në Shqipëri. Qe pikërisht kryengritja kundër bullgarëve, martirizimi i Gjon Vladimirit, e cila bëri që shqiptarët në Krajë, në Ulqin e më gjerë ta cilësonin princin Gjon një martir për lirinë e tyre. Në histori, Gjon Vladimiri njihet si princi i shekullit XI në krahinën e Krajës pranë Ulqinit dhe po aq afër Shkodrës. E gjithë krahina ka qenë dhe është e banuar nga popullsi iliro-shqiptare. Ai u lind në fshatin Vladimir të Krajës, e cila sot administrativisht bën pjesë në Malin e Zi. Në fillim të shek. XI, perandori i bizantit, Vasili II, i shpalli luftë mbretërisë bullgare. Në këtë luftë Gjon Vladimiri u bashkua me Bizantin dhe shpartalluan ushtrinë bullgare.

Gjon Vladimiri u martirizua më 22 maj 1015. Pas vdekjes, eshtrat e tij u ruajtën në kishën e “Shën Mërisë” apo siç njihet ndryshe dhe “Virgjëresha e Krajës”. Në vitin 1215 despoti Mihal Komneni i mori eshtrat e shenjta të Gjon Vladimirit nga Kraja dhe i vendosi në Durrës, ku ato u nderuan nga besimtarë të dy kishave, Lindore dhe Perëndimore.

Por në vitin 1381 Karl Topia, një princ i fuqishëm shqiptar që i përkiste besimit katolik, pasi pushtoi Durrësin, i mori eshtrat e Gjon Vladimirit dhe për adhurimin e tyre, ngriti në vendin e një kishe të vjetër, kishën dhe manastirin ortodoks, aty ku sot gjendet fshati Shijon në rrethinat e Elbasanit, e që në fakt është një trajtë e shkurtuar e emrit “Shën Gjon”. Është pikërisht vendi ku Gjon Vladimiri ndaloi me kokën e prerë dhe u ndal për herë të parë.

Paraardhëse

AUSTRI / Diplomatët: Shumë pikëpyetje lidhur me misionin e armatosur të OSBE-së në Ukrainë

Pasardhëse

Këta janë 10 hackerët më të kërkuar nga FBI

Pasardhëse
hackeret

Këta janë 10 hackerët më të kërkuar nga FBI

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Rama njofton kabinetin e ri qeveritar: Kush janë 17 ministrat e rinj

Nga lajme2
11 September, 2025
0

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare ka njoftuar qeverinë e re të mandatit të...

Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës

11 September, 2025

Niko Peleshi, kryetari i ri i Kuvendit të Shqipërisë

11 September, 2025

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

10 September, 2025

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.