• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Strategjia e Ramës për të mashtruar dhe përpunuar ndërkombëtarët

22 February, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Reagimi i parë i kryeministrit Rama ndaj krizës ku ai po gjendet është përpunimi dhe mbajtja nën ndikimin e tij të opinionit ndërkombëtar dhe përfshirja e përfaqësuesve të huaj në krah të tij, jo vetëm për të ndikuar që në fillim qëndrimet e tyre, por edhe për të dhënë idenë në publikun e brendshëm se ai jo vetëm ka mbështetjen e huaj, por se madje të huajt janë kundër opozitës.

Është një veprim i zgjuar, duke patur parasysh se publiku shqiptar ka mbivlerësim për të huajt dhe shpesh, në mënyrë të tërthortë, i gjykon ngarjet e brendshme përmes qëndrimit të të huajve ndaj tyre.

Për të arritur këtë objektiv, Zoti Rama dhe njerëzit e tij kanë zbatuar me efikasitet ditët e fundit një operacion të vrullshëm propagandistik për të manipuluar opinion ndërkombëtar. Për këtë po përdoren të gjitha kanalet, kontaktet zyrtare të komunikimit me të huajt, mediat e huaja dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, mediat shqiptare që përcillen nga ambasadat dhe misionet e huaja në Tiranë, si dhe ambasadat shqiptare nëpër botë.

Një burim diplomatik perëndimor në Tiranë pranoi për Exit.al se misionet perëndimore në Tiranë janë kontaktuar në mënyrë të pandërprerë nga qeveria me mesazhe, informacione dhe kërkesa. Ndër të tjera, burimi ndau me Exit.al një memo që qeveria u ka dërguar përfaqësive të huaja në lidhje me zhvillimet e fundit politike.

Propaganda e qeverisë është përqendruar në tre drejtime kryesore.

Drejtimi i parë është të përcjellë idenë se opozita do të marrë pushtetin me dhunë. Kjo tezë është ilustruar përmes shtrembërimit të natyrës së protestave të thirrura nga opozita. Që para protestës së parë të 16 shkurtit policia dhe e drejtuesit të lartë qeveritarë propaganduan se në protestë do kishte persona me të shkuar kriminale, të cilët do të kryenin akte të dhunshme. Gjatë protestës dhe pas saj qeveria dhe surrogatët dominuan opinionin publik duke folur vetëm për dhunë. Ata arritën që të nxisnin ambasadat e huaja në Tiranë që, si përpara, ashtu edhe gjatë protestës, të bënin thirrje të përsëritura kundër dhunës.

Por protesta qe paqësore. E vetmja dhunë në të ishte shkulja e veprës “kërpudha” në barin anash ndërtesës së kryeministrisë, e cila ishte shndërruar në simbol të shkëputjes së Edi Ramës nga realiteti dhe të përdorimit të pushtetit për përmbushjen e interesave dhe kapriçove të tij private. Asgjë tjetër. Madje në përpjekje për të treguar dhunë, Erion Veliaj, në mënyrë qesharake, të vetmin dëm që mundi të shfaqte ishte bari i shkelur anash kryeministrisë dhe një filiz peme i thyer.

Në mungesë të dhunës, propaganda qeveritare arriti ta kanalizonte shpejt shqetësimin tek dëmtimi i pronës publike dhe private, dhe ambasadat e huaja i shkuan pas, duke bërë thirrje për mosdëmtim të pronës publike.

Pas protestës së të shtunës dhe në pritje të asaj të sotmes, qeveria Rama i mëshoi fort tezës së dhunës në të gjitha komunikimet e saj me faktorët e huaj diplomatikë, mediatikë dhe të tjerë. Burimi i mësipërm diplomatik i tha Exit.al se qeveria e bombardoi trupin diplomatik dhe përfaqësuesit e qeverive të huaja me parashikime për dhunë, duke iu kërkuar atyre që të dilnin publikisht me thirrje kundër dhunës dhe paralajmërime ndaj opozitës se ajo do të mbante përgjegjësi për dhunën.

Për ta bërë sa më të besueshme këtë mundësi, Edi Rama luajti me elemente visive, për të krijuar psikologjinë e një gjendjeje të jashtëzakonshme, pezulloi trafikun në një zonë të madhe të Tiranës, rrethoi ndërtesën e Kuvendit me tela me gjemba, mobilizoi një numër të madh policësh, pajisi gazetarët me maska kundërgaz, ndërpreu mbulimin me sinjal celular në zonën e protestës etj.

Si rrjedhojë, përfaqësitë diplomatike në Tiranë, mënyra e veprimit të të cilave ka qënë në mënyrë të vazhdueshme heshtja ndaj veprimeve të rënda politike të qeverisë, përfshi skandale të saj që dëmtojnë demokracinë dhe qeverisjen, pothuajse në mënyrë të koordinuar kanë lëshuar deklarata publike kundër dhunës, disa duke shprehur edhe nota thuajse kërcënuese ndaj opozitës.

Linja e dytë e propagandës së qeverisë për të përpunuar mënyrën e përcjelljes së krizës është portretizimi i përpjekjes së opozitës si një përpjekje pa asnjë bazë për të marrë pushtetin në mënyrë arbitrare, pasi ajo është e paaftë të fitojë pushtetin me zgjedhje ngaqë nuk ka mbështetje në popull.

Në memon e qarkulluar për të huajt, për të përforcuar edhe idenë e dhunës, qeveria e krahason veprimin e opozitës për lënien e mandateve me atë të një “terroristi që kërcënon se do të hedhë në erë systemin, nëse nuk i plotësohen kërkesat.”

Të njëjtin qëndrim Kryeministri Rama e ka shprehur edhe në interevistën për Il Messaggerodhe Rai. Të njëjtin qëndrim kanë artikuluar të gjithë përfaqësuesit e qeverisë në të gjitha komunikimet me të huajt dhe në pohimet publike. Qëllimi i kësaj linje është të mbulojë të gjitha arsyet e qenësishme, përfshi bashkëpunimin me krimin në zgjedhjet e fundit, të cilat kanë çuar opozitën në veprimin e skajshëm të lënies së mandateve të deputetëve.

Linja e tretë e propagandës qeveritare është vënia në qendër të vëmendjes e Sali Berishës si ideator dhe drejtues i vërtetë i të gjitha veprimeve të opozitës. Vetë Rama në një intervistë të sotme për gazetën italiane Il Messaggero e ka theksuar këtë tezë, sikurse kanë bërë edhe disa editoriale të njerëzve të afërt me kryeministrin.

Ky lloj portretizimi bëhet për dy arsye. Së pari, për të përforcuar idenë e dhunës, duke risjellë tërthorazi në kujtesë ngjarjet e shtatorit 1998 dhe të 21 janarit 2011, për të cilat të huajt kanë një ndjeshmëri të veçantë. Së dyti, ajo bëhet për të ulur autoritetin e Lulzim Bashës, në mënyrë që ai të mos shihet nga të huajt si faktor i rëndësishëm politik dhe si person që ka aftësinë për të garantuar zgjidhjet politike që mund të synohen.

Paraardhëse

Ngjela “tërbon” Kryemadhin në studio: Nuk i keni djegur mandatet

Pasardhëse

Rama e pranon: Mjekët dhe qytetarët kanë ikur në Gjermani

Pasardhëse

Rama e pranon: Mjekët dhe qytetarët kanë ikur në Gjermani

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.