• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Strategjia e qeverisë për Agroturizmin, Balluku: Deri në vitin 2030 synojmë 1 mijë bujtina në Shqipëri

16 February, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Kulturë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Agroturizmi është në fokus të qeverisë dhe një strategjie të re, që synon nxitjen e zhvillimit të Bujqësisë dhe Turizmit, përkrah njëra-tjetrës. Këtë plan dhe synim e prezantuan në Klos zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, përkrah Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaros dhe Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.

“Nga 240 bujtina, pika agroturizmi, mikpritje që ka sot në Shqipëri ne synojmë që në vitin 2030 të kemi 1000 njësi të tilla. Dhe për të pasur 1000 njësi të tilla ne na është dashur gjithashtu që të kërkojmë edhe ndihmën e partnerëve tanë për të dizenjuar këtë strategji”, tha zëvendëskryeministrja.

Balluku theksoi se qeveri ka miratuar dhe aktet ligjore dhe nënligjore për t’u ardhur në ndihmë bizneseve të Agroturizmit.

“Duke nisur nga zero taksë për infrastrukturën, tek 6% TVSH apo vetëm 5% tatim fitimi e shumë e shumë ndihma e paketa të tjera mbështetëse të cilat do të aplikohen sigurisht pas gjithë kësaj strategjie të gjatë dhe të mirë studiuar”, shtoi Balluku.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro theksoi se është e rëndësishme që kjo strategji të kthehet në një instrument dhe në një dokument që të ndihmojë dhe lehtësojë të gjithë sipërmarrësit.

“Dua të ndaj një lajm të mirë me ju, që bashkë me Ministren e Bujqësisë po bëjmë një lehtësim tjetër të gjithë procedurës së certifikimit si Agroturizëm me qëllim që t’jua lehtësojmë akoma më shumë punën”, tha Kumbaro.

Ndërsa ministrja Denaj i bëri thirrje për certifikimin e bujtinave, duke kërkuar që pushteti vendor të nxisë sa më shumë investime në këtë fushë.

Paraardhëse

Dënimi nga Vëllai i Madh, Françeska prish shtratin e Eglës, aktorja merr hak, përplasje e ashpër mes banorëve

Pasardhëse

Aksidenti fatal i merr jetën 3 personave, avokati vjedh dëmshpërblimin

Pasardhëse

Aksidenti fatal i merr jetën 3 personave, avokati vjedh dëmshpërblimin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.