Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut për ish-gjyqtaren e Kushtetueses Altina Xhoxhaj
Gjonaj shkruan se ky vendim tregon dhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e reformës në drejtësi.
“Vendimi i sotshëm i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë kushtetueshmërinë dhe ligjshmërinë e veprimtarisë dhe funksionimit të institucioneve të vettingut dhe reformës në drejtësi! Të vendosur për të mbështetur zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan Gjonaj.
Diskutime rreth kësaj post