• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Spitali i Sarandës, biznes me të vdekurit

19 February, 2018
në Shëndet
0
74
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fiks Fare denoncon sesi personeli i spitalit bashkëpunon me zyra funerale kundrejt bakshishit

Fiks Fare denoncoi sonte sesi personeli i spitalit të Sarandës bashkëpunon me agjenci funerale kundrejt pagesës 10-20 mijë lekë të reja, duke njoftuar pronarët e kësaj agjencie sa herë ka raste vdekjesh në spital. Punonjës të spitalit pranojnë sesa herë ka raste vdekjesh njoftohet prej tyre agjencia funerale me telefon dhe lejojnë të rrinë personat dhe mjetet e zyrave funerale në ambientet e spitalit, pavarësisht se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe me urdhrat e autoriteteve përkatëse.

Në Fiks Fare u ankuan disa qytetarë për abuzimet nga personeli i spitalit të Sarandës. Madje, sipas ankesave më shpejt njoftohen agjencitë funerale se ka vdekur një person në spital, sesa njoftohen familjarët e viktimës. Bashkë me ankesat, në redaksi mbërritën dhe disa fotografi, ku në ambientet e spitalit vihen re motorët dhe punonjës të agjencisë funerale. I njëjti motor, ngjyrë blu pa targa, që është i parkuar tek agjencia funerale, është i parkuar edhe në hyrje të spitalit.

Pas ankesës së qytetarëve, gazetarët e Fiksit verifikuan situatën edhe në spital, ku gjatë bisedave me ndihmës-mjekë, infermierë e punonjës të ndryshëm të spitalit pranohet se agjencia funerale bashkëpunon me stafin për të marrë njoftime për vdekjet, megjithëse kjo është e ndaluar që prej vitit 2015, kur ka dalë një udhëzim i ministrit të Shëndetësisë dhe një urdhër i drejtorit të spitalit.

Madje, në një rast, vetë pronarja e agjencisë funerale “Bebri” vjen me një furgon në oborrin e spitalit, pasi do të priste një të vdekur dhe askush nuk e ndalon, pavarësisht se nuk lejohet. Ndërsa një infermiere tregon se pronarja e agjencisë funerale jep 100 mijë lekë të vjetra, për personin që e njofton se ka rast vdekjeje në spital.

Në një tjetër bisedë me bashkëpunëtorët e Fiks Fare, një qytetare, të cilës i kishte vdekur një i afërm në Tiranë, tregon se gjatë gjithë rrugës për në Sarandë, shoferi dhe infermierja i janë lutur të kryejë shërbimet e varrimit me agjencinë funerale “Bebri”, me qëllim që të marrin nga 100 mijë lekë të vjetra për person.

Pra, personeli mjekësor pranon se agjencitë funerale njoftohen nga personeli mjekësor edhe pse ka një urdhër dhe udhëzim prej gati 3 vitesh që nuk duhen lejuar. Për këtë arsye, Fiks Fare pyeti edhe drejtorin e spitalit, Tajar Lako. Drejtori Lako tha se ka rreth një muaj që ka marrë këtë detyrë, por para pak ditësh është vënë në dijeni nga një qytetar që nuk ka lidhje me agjencitë funerale se ky problem ekziston, megjithëse nuk e ka konstatuar vetë.

Ai pranon se ka një urdhër që i ndalon këto abuzime, por për të minimizuar këtë veprimtari tha se në rastet e vdekjeve, transportimi i viktimave nga pavijoni në morg nuk do të bëhet më nëpërmjet korridoreve, por do të bëhet një kalim që bashkon spitalin me morgun, me qëllim që të shmangen të gjitha abuzimet dhe familjarët do të shikojnë të vdekurin në morg, ku mund të kontraktojnë agjencitë funerale që duan, pa u ndikuar nga personeli mjekësor. Madje, menjëherë pas interesimit të Fiks Fare, drejtori i spitalit ka nxjerrë një urdhër dhe më të qartë se ai i para tri viteve, që ua ka vënë në dispozicion shefave dhe kryeinfermierëve të pavijoneve. Sipas urdhrit, çdo shkelje e tillë nga personeli mjekësor është e barabartë me largim nga puna.

Paraardhëse

Ky është sqarimi i Ilir Metës për lidhjet e tij me Adriatik Llallën

Pasardhëse

Vagina perfekte? Meshkujt kanë konstatuar si duket, por do qeshni me lot…

Pasardhëse

Vagina perfekte? Meshkujt kanë konstatuar si duket, por do qeshni me lot...

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.