• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spitali Amerikan reagon pasi pacientja humbi jetën 24 orë pas operacionit: Ishte komplikacion i rëndë

31 January, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
210
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Spitali Amerikan ka dalë me një deklaratë për shtyp në lidhje me humbjen e jetës së pacientes Irida Hasalla 24 orë pas kryerjes së një ndërhyrjeje kirurgjikale në ambientet e tij.

Spitali shpjegon se për ndërhyrjen kirurgjiale janë ndjekur të gjitha procurat standarde dhe protokollet që ndiqen në raste te tillë.

“Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit Amerikan, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional. Operacioni është kryer konform çdo standarti mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme.Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem”, thekson Spitali Amerikan, ndërkohë që rezulton se gjendja e pacientes është përkeqësuar më pas.

“Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale nga mjekët dhe stafi më i specializuar i Spitalit për gjatë disa orësh për ta risjellë pacienten në gjendje normale, fatkeqësisht pacientja humbi jetën.

Spitali Amerikan, si në çdo rast, është në dispozicion për të bashkëpunuar me institucionet ligjzbatuese për sqarimin e kësaj ngjarje të dhimbshme për të gjithë, duke kërkuar shmangien e çdo deformimi apo dhe keqinformimi të publikut nga persona që nuk kanë informacion mbi situatën reale”, deklaron Spitali Amerikan duke theksuar se mbetet në dispozicion të autoriteteve për të bashkëpunuar në drejtim të zbardhjes së shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.

Deklarata e plotë

Nisur nga vëmendja dhe interesi publik, Spitali Amerikan, me pikëllim dhe dhimbje të thellë, ndien detyrim moral dhe profesional të japë informacion të saktë ndaj rastit të pacientes I.H për ndarjen e saj papritur nga jeta, më datë 30 Janar.

Pacientja I. H. në datë 29 Janar ka kryer ndërhyrje kirurgjikale pranë Spitalit Amerikan, ndërhyrje rutinë e kryer me çdo detaj sipas protokollit mjekësor dhe profesional. Operacioni është kryer konform çdo standarti mjekësor, pasi janë kryer të gjitha kontrollet, konsentet dhe analizat pre operatore të nevojshme.

Operacioni ka përfunduar me sukses dhe pa asnjë problem.

Në datën 30 Janar pacientja pësoi një përkeqësim të menjëhershëm nga një komplikacion post operator mjaft i rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Paraardhëse

Lajm i mirë, Hamasi po studion planin e armëpushimit dhe lirimin e pengjeve

Pasardhëse

“Nuk e shpëtova dot”, Juli flet për vdekjen e të atit: S’merrte dot frymë, batuta e fundit që më tha ishte

Pasardhëse

“Nuk e shpëtova dot”, Juli flet për vdekjen e të atit: S’merrte dot frymë, batuta e fundit që më tha ishte

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.