• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën

23 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me votimet për kreun e PD, ku fitoi thellë Sali Berisha. Ngjela i quajti zgjedhjet një votim fiktiv.

Postimi i Ngjelës:

“Vetëm Saliu nuk e kuptoi që, dje, me një votim fiktiv, pa fare pjesëmarrje, dhe me lojën otomane të deklarimeve me politikë false, rroposi veten si otomani e osmani i fundit në Shqipëri.

l. Frika e budallalleps njeriun me kapacitet mediokër, por e bën delirant heroin budalla.

Ja të dy rastet e Shqipërisë: ata janë – Haxhi Qamili dhe Sali Berisha.

Haxhi Qamili në vitin 1914 -1915, pasi kishte filluar kryengritjen e tij për të sjellë sërish Turqinë në Shqipëri, dhe kishte marrë Shqipërinë e Mesme, iu drejtua Korçës si qendër e nacionalizmit shqiptar që ishte atëherë.

Por, pikërisht për këtë, erdhi aty afër Qafë Thanës konsulli francez i Korçë, e takoi Haxhiun dhe i tha: “Hiq dorë nga Korça se aty prek intetesin e Francës”.

Por, konsullit francez, Haxhiu iu përgjigj me frazën e tij ‘lapidare’: “Ku pyes unë për Francën kur kam Shijakun dhe Peqinin me vete.”

Kurse Saliut, kur i Thanës se nuk të pranon Amarika, tha: “Ku pyes unë për Amerikën, kur e kam Tropojën dhe Kavajën me vete”.

Por dje e la edhe Tropoja edhe Kavaja, se nuk dolën në votime për ta votuar.

Kudo po kështu, në të gjithë Shqipërinë. Vobegtësi mendore pamë nga përkrahësit e Saliut, dhe heshtje politike. Kurse stafi i çoroditur dhe i trembur i Saliut gënjeu sikurse edhe në vitin 1996, kur, po këta, mbushëni kutitë e votimeve politike të atij viti.

Por, dje në darkë, rreth tetëdhjetë të fantaksur e pritën Haxhiun e sotëm si fitimtar, në selinë në Tiranë.

ll.

Jam kryetari i Partisë Demokratike thotë Saliu, domethënë Haxhiu, dhe tani do mund Amerikën. Por të gjithë njerëzit me mend në kokë qeshin jo me Haxhi Qamilin, por me Sali Berishën, i cili tani nuk ka parti ligjore. Se Partinë Demokratike, të njohur nga ligji, e drejton stafi i saj ligjor, që as pyeti fare për votimin e Saliut.

Po ata që e filmuan votimin fals të Saliut, a do t’ia shfaqin në media vobegtësinë politike të Saliut, që dje tregoi jo vetëm falimentin e tij, por edhe paaftësinë intelektuale për të kuptuar falimentin dhe dobësinë e tij?

Por ja, ai dje vërtetoi fundin e tij, se fund kish marrë me kohë. Gënjeu sërish për votimin, por edhe pse me një votim fals, Saliu nuk ka lidhje fare me Partinë Demokratike.

Sali Berisha është osmani dhe otomani i fundit në Shqipëri. Por mos harroni se edhe Perandoria Osmane në 1 nëntor të vitin 1922 ka rënë; kur Asambleja e Madhe Kombëtare e Turqisë shfuqizoi sulltanatin dhe Sulltanin e fundit, Mehmeti i Gjashtë.

Dhe është koincidencë, por edhe histori ky viti 2022, i cili po fundos otomanin e fundit në Shqipëri dhe në Evropë.

Shqiptarët gjithmonë do ta kenë si defekt historik që otomanin dhe osmanin e fundit, Sali Berishën, e hoqën qafe në Shqipëri njëqind vjet pas rënies së Perandorisë Osmane, me ndihmën e politikës amerikane.”-shprehet Ngjel,

Paraardhëse

Largohet nga Kuvendi, Sali Berisha plas deklaratën e fortë për burrin e ministres Spiropali

Pasardhëse

A do ta njohë Berishën në krye të PD-së? Reagon Kreshnik Çollaku dhe mban qëndrimin e prerë

Pasardhëse

A do ta njohë Berishën në krye të PD-së? Reagon Kreshnik Çollaku dhe mban qëndrimin e prerë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.