• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela trondit me prapaskenat e rënda që nxjerr dhe ka një paralajmërim të frikshëm për sot

12 December, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka dalë me një reagim të fortë në lidhje me pro.test.at që po organizohen në vendin tonë.

Sipas Ngjelës, pas këtyre pro.tes.tave fshihet Presidenti Meta, i cili po përpiqte t’i vërë zjarrin Shqipërisë që të shpëtojë paratë e pronat që iu ka grab.itur shqiptarëve. Jo vetëm kaq, por Sipas Ngjelës Meta po përpiqet t’i shpëtojë edhe dëni.mit penal.

Gjithashtu Ngjela bën thirrje që sot, policia t’i shtypë e arres.tojë pro.testu.esit që duan t’i vënë zjarrin vendit.

Postimi i plotë:

“Ku janë “trimat” që do të digjnin Tiranën dje? A e panë ata tani se çfarë ështe forca e policisë?

Dy janë forcat që mbajnë të pacenuar organizimin shtetëror të një shoqërie: ushtria dhe policia. Ushtria ruan me forcën e ar.mëve sovranitetin e shtetit. Kurse forca e policisë, është forca e ligjit.

Krerët e vandalëve, të korrupruarit e lartë të Shqipërisë se varfëruar prej tyre, siç duket kanë pasur të dhëna se policia nuk do të përgjigjej. Prandaj, dy ditë rresht u sollën sikur të ishin në vendin e pushtuar prej tyre. Turp për ish ministrin e Brendshëm Lleshaj që nuk u tregoi vendin keqbërësve antiligjorë dhe e frenoi policinë gjatë dy ditëve të para. Po kryeministri Rama? Ky duhet ta dijë se forca e policisë kundër keqbërësve, në një rast si ky, është dinjitet kombëtar dhe një akt që sjell ngritje real të personalitetit të individit në Shqipëri.

E patë se si përfunduan hordhitë djegëse dje, kur u doli përpara një polici profesionale, e motivuar dhe patriote deri në fund?

Bravo!

Por edhe më shumë policë duhet të jenë në Tiranë, që t’i bllokojnë me forcën e tyre në çdo skutë, cep më cep e këmba këmbës, se janë hordhi të paguara nga kr.imi.

Këtu duhet të jenë, në Tiranë, të gjithë policët më të mirë të shtetit.Te këta djegës injorantë, ka vetëm primitivizëm hordhish dhe, frikë nga antikorrupsioni prej atyre që i ushqejnë. Forca e policisë, në funksion të mbrojtjes së ligjit, është dinjitet kombëtar.

Dhe më qesharaku po tregohet Meta, që si president i kësaj Republike, mendon t’i vërë zjarrin Republikës së Shqipërisë që të shpëtojë paratë dhe pronat që u ka grabitur shqiptarëve. Por ka edhe diçka: Meta ka frikë edhe nga dën.imi penal.

Kot e ka, nuk shpëton dot: goditja antikorrupsion dhe kundër kri.mit të arganizuar që ka marrë udhë në Shqipëri, është tashmë një çështje e mbyllur dhe pa kthim.

Po sot, çfarë do të ndodhë?

Policia sot, po erdhën sërish në Tiranë lapaculët bar.barë të Saliut e të Metës, duhet të mos i lejojë të pipëtijnë, po fare ama, fare.

Duhet t’i ndjekin zjarrvënësit me sistem profesional, si dje, dhe t’i ar.restojnë këta keqbërës me gjeste force. Kjo është policia patriote, sepse, edhe pse kuptohet, ende nuk dihet me fakte se cilat janë forcat antishqiptare që po e ushqejnë këtë lukuni injorantesh e shkatërrimtarësh.”-thote Ngjela.

Paraardhëse

Zbulohen kandidatët potencialë për t’i zënë vendin Lleshajt, ja se kur bëhet publik emri i Ministrit të Brendshëm

Pasardhëse

Merret vendimi për Anën, do të jetë akoma pjesë e “Përputhen”

Pasardhëse

Merret vendimi për Anën, do të jetë akoma pjesë e "Përputhen"

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.