• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela: SPAK mund ta çojë vendin në qeveri teknike, gjithë krerët e politikës rrezikojnë burgun

6 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
113
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë në qeveri teknike pas nisjes së reprezaljes nga SPAK. Sipas tij, të gjithë krerët e politikës rrezikojnë të merren të pandehur para ose pas zgjedhjeve dhe do të lindë nevoja që qeveri teknike. Ngjela theksoi se hetimi i figurave të larta politike dhe krijimi i qeverisë teknike po kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët. Madje, sipas tij edhe vetë Kushtetuta jonë e përcakton që me nisjen e hetimeve ndaj drejtuesve qeveritarë menjëherë vendi kalon qeveri teknike. Gjithsesi, Ngjela the se gjithçka varet nga SPAK, i cili është nën mbikëqyrjen e amerikanëve.

“Një informacion që më ka ardhur mua thotë që ndërkombëtarët do kërkojnë qeveri teknike. Do ta kërkojnë para apo pas zgjedhjeve nuk dihet tamam. Nëse fillon me forcë reforma antikorrupsion këta janë të gjithë në aktakuzë, sepse këtë e thotë Kushtetuta. Pra nëse do të funksionojë SPAKU këta nuk i ke në zgjedhje, por SPAK-un nuk e drejtojmë ne. Gjithsesi analiza ime për qeverinë teknike është kjo që, fakti që këta nuk do jenë në zgjidhje sepse do jenë nën hetim atëherë duhet qeveri teknike. Gjithçka varet nga SPAK, pra nga puna e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila deri më tani nuk ka shenja”, deklaroi Ngjela gjatë një interviste për “Fax News”.

Avokati shtoi me tej se, Kushtetuta jonë është e vetmja që quhet Kushtetua Antikorrupsion, prandaj janë shqetësuar dhe janë në alarm, ama ne duhet të presim lëndën e parë nga ndërkombëtarët. Sakaq, ai tha se Amerika mund të ketë sjellë në Shqipëri 32 hetues. Gjithsesi edhe pse akoma nuk ka shenja zyrtare, Ngjela shpjegoi se me ardhjen e hetuesve krijimi i BKH është i afërt dhe hetimit nuk do t’i shpëtojë asnjë politikan dhe sërish do jetë nevoja për qeveri teknike. “Thuhet se kanë ardhur 32 hetues.

Duhet të kemi parasysh këtu se ligji ynë të konsideron edhe ata më nënshtetësi shqiptare dhe nëse kanë ardhur ato 30 hetues do të thotë që BKH është në prag funksionimi dhe kjo tregon që ndërkombëtarët presin qeverinë teknike. Ndërhyrja e ndërkombëtarëve nuk do të jetë destabilitet siç filete por mund të sjellë stabilitet në politikë. Por mund të ndodhë edhe kjo që hetimi të fillojë pas zgjedhjeve dhe sepse është e sigurt që asnjë qeveritar nuk do i shpëtojë hetimit”, sqaroi ai.

Sipas avokatit, me nisjen e punës nga BKH më i rrezikuari është presidenti i vendit Ilir Meta, prandaj është më i shqetësuari dhe ndërmerr veprime pa kontroll. Ngjela tha se me nisjen e hetimeve të gjithë politikanët do konsiderohen si të fajshëm për aq kohë sa ata nuk mund të justifikojnë pasuritë. Në rastin konkret Meta, më shumë se të gjithë të tjerët nuk mund të justifikojë burimin e pronave dhe pasurive që ka krijuar përmes pushtetit.

“Si do t’i justifikojë Meta pronat me rrogë shtetërore? Se ky as nuk ka familje të madhe që të thuash ia kanë pas konfiskuar për komunizmin sepse janë familje që vijnë nga komunistët, janë anti-pronë, nuk kanë pasur asnjë hektar. Pra, çështja është se me Metën në krye të gjithë do kalojnë në gjykimin e pronës që nuk e kanë aq të thjeshtë sa gjyqtarët sepse e kanë me akuzë, prandaj dhe është i shqetësuar. Unë do thosha që, zotëri nuk prezumohesh si i pafajshëm përderisa nuk justifikon pronën. Pasi Kushtetuta e ka që prezumohesh i fajshëm deri në momentin që justifikon burimin e pasurisë”, tha Ngjela.

I pyetur për deklaratat e fundit të presidenti për rrëzimin e qeverisë dhe veprimeve që po bën ai si kryetar opozite, Ngjela tha se Meta po del blof pasi Basha nuk ia dorëzon këtë herë drejtimin e opozitës dhe derisa të vinë zgjedhjet e ardhshme nuk do ketë mundësi sepse do jetë nën hetim dhe i akuzuar për korrupsion.

“Nuk ma merr mendja se PD do marri Metën si kryetar, prandaj ai del blof me tendencat për të marr drejtimin e opozitës. Çështja është kë frikëson, ai kërkon të trembë ndërkombëtarët. Por kjo nuk mund të ndodhë, si mund t’u interesojë ndërkombëtarëve se çfarë bën një opozitë, ne jemi në demokraci opozita s’ka ca bën duhet vetëm të presë katër vjet që të bëj zgjedhjet e reja. Por në këto katër vjet do të ketë akuza sepse nuk justifikon pronat që zotëron”, u shpreh Spartak Ngjela.

Paraardhëse

Basha shtyn në momentin e fundit listën e kandidatëve, presione të forta për largimin e Berishës, ish-kreu i PD rrezikon të shpallet “non grata”

Pasardhëse

I dërgojnë mesazhin që nuk e priste, Arjan Çani shpërthen i revoltuar në mes të emisionit: Ka mundësi m’u hiq sysh

Pasardhëse

I dërgojnë mesazhin që nuk e priste, Arjan Çani shpërthen i revoltuar në mes të emisionit: Ka mundësi m’u hiq sysh

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.