• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela: SPAK i ka alarmuar të gjithë, Ilir Meta është më i tremburi, nuk ka asnjë shans që t’i shpëtojë shkarkimit

15 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Reforma në drejtësi dhe ngritja e organeve të reja për të hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta ka tmerruar të gjithë politikanët në vend. Një gjë të tillë e pohoi ditën e djeshme edhe avokati Spartak Ngjela. Në një reagim për gazetën “SOT”, avokati u shpreh se ngritja e SPAK ka vënë në alarm gjithë klasën politike në vend, duke veçuar këtu presidentin Ilir Meta, që sipas tij është më i tremburi.

Por duke iu referuar përparimit të reformës në drejtësi, Ngjela tha se SHBA është e vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj reforme, duke theksuar se Uashingtoni do të sjellë 35 ekspertë të FBI që SPAK dhe BKH të sjellë rezultate pozitive. Por avokati komentoi edhe nismën e mazhorancës për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit. Sipas Ngjelës, Meta nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë shkarkimit, duke theksuar se pas lënies së detyrës do të jetë pa imunitet dhe do të hetohet më lehtë.

“SPAK punë ditësh do ngrihet me Prokurorinë e Posaçme dhe me Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila sipas njoftimit amerikan do të sjellë 35 ekspertë të FBI. Pra gjendja po shkon drejt stabilizimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Tani ka filluar që të goditet edhe mafia e ndërtimit. Të gjithë politikanët do të kalojnë në kontroll të veçantë. Të gjithë politikanët i ka trembur reforma në drejtësi. SPAK koncepton fillimin e reformës në drejtësi dhe kjo gjë ka trembur të gjithë pushtetarët e korruptuar, pra kjo është njëra anë e medaljes së Metës. Ana tjetër e medaljes së presidentit është ajo që ka bërë, pra që ka shkelur dy herë Kushtetutën dhe që do ta pushojnë. Pushimi e çon drejt kontrollit të imtësishëm. Tani do shikojmë se si do procedohet me komisionin e hetimit për Metën, do vazhdojë të hetohet dhe ta votojë Parlamenti dhe të qërohet. Unë them se Parlamenti do e pushojë presidentin”, u shpreh Ngjela.

Dënime për abuzuesit e ndërtimeve

Më tej, avokati u shpreh se në “grackën” e reformës në drejtësi do të jenë edhe abuzuesit e ndërtimeve pa leje, të cilët përfshijnë përfaqësues të shtetit dhe ndërtuesit. Sipas Ngjelës, tashmë erdhi koha që hetimet e tyre të bëhen nga një prokurori e pavarur dhe e pandikuar nga politika. “Deklaratat e ambasadës amerikane janë një hap përpara i reformës në drejtësi dhe ata do e çojnë deri në fund. Por ka një lidhje logjike sepse në momentet kur Shqipëria është nën tension të goditjeve të tërmetit me 51 viktima, ata i shtojnë edhe këtë situatës. Madje filluan edhe arrestimet e të fajshmëve të viktimave. Janë bërë shumë ndërtime pa leje edhe nga shteti, por edhe nga ndërtuesit. Dhe tani prokuroria shqiptare nuk do kontrollohet më nga politika”, u shpreh avokat Spartak Ngjela.

Sulmet e Metës ndaj amerikanëve

Por pak kohë më parë në një reagim për gazetën, avokat Spartak Ngjela u shpreh se SHBA e ka të qartë çfarë do të vazhdojë të bëjë Shqipëria. Sipas tij, Meta ka shpërthyer në sulme ndaj amerikanëve pasi ka shthurje të mëdha mendore. “Sot, Departamenti Amerikan i Shtetit iu përgjigj me elokuencë Metës duke i thënë: Ti, zoti Meta, je antireformë. Por reforma do të vijojë se është jetike për Shqipërinë. Ky është thelbi i përgjigjes. Ndërsa, për atë të shtetit të ambasadorëve në vend të shtetit të së drejtës, që tha Meta dje, DASH i tha se, “kryesor është zbatimi i ligjit”. President më të paturpshëm se ky, nuk do t’i vijë më Shqipërisë. Edhe Sali Berisha e humbi toruan në luftën e tij me Uashingtonin në vitin 1997, por, të gjitha absurditetet nuk i tha botërisht si president, por në telefon me ta. Kurse Metën e kërcënon edhe penaliteti për shkelje të mëdha të ligjit, prandaj e ka kaq të madhe shthurjen mendore”, tha Ngjela pak ditë më parë.

Paraardhëse

Macron i “rrëmben” puthje kryeministres më të re në botë (FOTO)

Pasardhëse

Vjen deklarata e fortë nga Partia Demokratike: Si Rama shpiku fejesën e djalit për tu viktimizuar

Pasardhëse

Vjen deklarata e fortë nga Partia Demokratike: Si Rama shpiku fejesën e djalit për tu viktimizuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.