• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Spartak Ngjela: SPAK do të arrestojë fajtorët e vrasjeve të ‘21 Janarit’, ja vendimi i drejtësisë që mund ta zhdukë përgjithmonë nga politika Sali Berishën

13 March, 2024
në Kryesore
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Plot 13 vite më parë u ekzekutuan nga armët shtetërore 4 qytetarë të pafajshëm gjatë një proteste në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa drejtësia dënoi minimalisht vetëm dy persona, ndërsa ata që urdhëruan krimin nuk u hetuan kurrë. Sipas avokatit Spartak Ngjela, ishin provat që përmendi Strasburgu që detyruan Gjykatën e Lartë që të urdhëronte Prokurorinë e Posaçme që të regjistrojë procedimin penal për të hetuar masakrën e 21 janarit 2011. Vendimi i fundit i Gjykatës së Strasburgut për Aleks Nikën, thotë se ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes! Në vendimin e kësaj gjykate theksohet se shteti ka përgjegjësi për vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa fajtori duhet të dënohet. Pra Strasburgu i dha një goditje tronditëse Sali Berishës dhe çetës së tij që zbatuan urdhrat për vrasjet në 21 janar. Gjykata kujton momentin kur Berisha doli e fliste për çadra pistoletë e thika me helm. Po ashtu përmend presionet ndaj Prokurores së Përgjithshme të asaj kohe Ina Rama. Për Ngjelën, mbetet të shihet si do të shkojë procedura, por në fund sipas tij, SPAK do shkojë drejt dhënies së një drejtësie për fajtorët. “Do ta merrte sepse është goditur ndërkombëtarisht nga gjykata ndërkombëtare. Të shohim se si do të eci procedura , mendoj se do shkojë drejt dhënies së një drejtësie për fajtorët. Duhet që të shohim kur të filloj procedura”, u shpreh avokat Spartak Ngjela për gazetën “SOT”.

Vendimi që e “zhduk” përgjithmonë nga politika Berishën

Nga ana tjetër, z.Ngjela ka folur dhe për vendimin e GJKKO, e cila rrëzoi dje kërkesat e Berishës dhe Malltezit për revokim të masës së sigurisë. Ata do të mbeten sërish në arrest shtëpie për aferën e ish kompleksit ‘Partizani’. Pikëpyetja në këtë mes është se a do ta humbë Berisha mandatin e deputetit nëse përmbushjen 6 muaj. Sipas Ngjelës, ka vetëm një rast ku Berisha merr fund dhe nuk mund të jetë më deputet. Ai thotë se Berisha do të shkoj në gjyq para se të kalojë 6 mua. Sipas tij, nëse e dënon SPAK me burg, qoftë edhe 2 vite ai merr fund dhe nuk mund që të jetë më deputet. “Ai rrezikun se ka tek këto, sepse ai edhe mund ta fitoj gjyqin sepse është i izoluar, nuk është se ka shprehur vullnet për të mos shkuar. Nuk e dimë se si do ta konsiderojë gjykata nëse shkon kjo në gjykatë, mungesë me arsye ose jo. Ai do të shkoj në gjyq para se të kaloj 6 muaj, nëse e dënon SPAK me burg, qoftë edhe 2 vite ai merr fund dhe nuk mund që të jetë më deputet”, u shpreh Ngjela. Nga ana tjetër, avokati i pyetur nëse do të ketë një fillim të trajtimit konkret të dosjes “Partizani”, u shpreh se po pritet gjykimi. Gjithashtu ai tha se kur të dale në gjyq do të shohim nëse drejtësia do ta dënojë Berishën. Gjithashtu Ngjela është pyetur se çfarë po ndodh me Ilir Metën pasi ai deklaroi pak ditë më parë se nuk mban përgjegjësi për periudhën që nuk ka qenë kryetar I LSI, duke shitur në këtë mënyrë edhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi. Ngjela u shpreh se: Përgjegjësia është personale. Ky është ligji penal, si këtu dhe në të gjithë botën.” Nga ana tjetër, avokati u pyet dhe se si e sheh që PS po bashkëpunon me Rithemelimin e Berishës? Ai tha se: Vetëm fjalë ka. Nëse nuk del se çfarë është biseduar atëherë është e kot të flasim.”

Paraardhëse

“Jemi ndarë totalisht me Romeon”! ‘Nxehen gjakrat’ në ‘BBV3’, Heidi hedh akuza ndaj Julit

Pasardhëse

Escobar nis sot takimet në Kosovë, zbardhet agjenda

Pasardhëse

Escobar nis sot takimet në Kosovë, zbardhet agjenda

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.