• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela: Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, politikanët rrezikohen nga procesi i vetingut

3 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Spartak Ngjela u shpreh se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, pavarësisht kontestimeve që janë bërë ndaj këtij procesi. Gjatë një interviste televizive, i pyetur për 14 pikat e propozuara nga kreu i shtetit për axhendën e integrimit të Shqipërisë në BE, avokat Ngjela tha se propozime të tilla bien ndesh me reformën në drejtësi.

Ai theksoi se nuk ka asnjë shans që reforma në drejtësi të bëjë hapa pas, pasi siç thotë Ngjela, është në dorën e ekspertëve ndërkombëtarë.

“I kam parë, nuk ka vlerë. Është kundër reformës në drejtësi. Nuk kthehesh dot te reforma në drejtësi, sepse kanë dalë ligjet. Vetingu 60 për qind të gjyqtarëve i nxori të korruptuar. Ne i pamë botërisht. Duhet t’i vëmë pikat mbi i. Nuk ka mundësi që reforma në drejtësi të rrëzohet, sepse zbatimin e saj nuk e kanë bërë shqiptarët, por e ka bërë ONM-ja. Në ONM nuk ka shqiptarë. Lëndën e parë ia çon ONM-ja. Ata janë perëndimorë dhe nuk vendosin firmën kot. Ata duan të kapin korrupsionin dhe deri tani i kanë nxjerrë të korruptuar”, – tha ai.

Ngjela tha se kryeministri Edi Rama rrezikohet nga vetingu njëlloj siç rrezikohen edhe tre ish-kryeministrat e Shqipërisë. Ai zbuloi këshillën që i ka dhënë kryeministrit Rama në kohën kur marrëdhënia e tij ishte ende e mirë me të.

“Çfarë interesi kanë të huajt të godasin një gjyqtar që ka pronën e ligjshme? Asnjë! Rama rrezikohet njëlloj si tre kryeministrat e tjerë. Ka një gjë: Rama e mori përsipër, dy kryeministra u rrëzuan se nuk merrnin përsipër reformën në drejtësi. Unë ja kam thënë Ramës: Ki mendjen i thashë, do vish në pushtet, por do bësh reformën në drejtësi. Ky e pranoi, e dëshiron se dëshiron kjo është çështje tjetër. Problemi është që mazhoranca nuk tërhiqet dot, sepse mazhoranca e ka provuar njëherë se çdo të thotë të jesh kundër Amerikës. Rama nuk ka jetë pa mazhorancën socialiste”, – shtoi Ngjela.

Teksa komentoi rolin e SPAK-ut, avokati Ngjela paralajmëroi një lëvizje “spastruese të drejtësisë” gjatë stinës së verës. Sipas tij, në sitën e SPAK mund të jenë edhe kryetarët aktualë të partive politike.

“Sapo u çel gonxhja e SPAK-ut ra ngrica. Sapo gonxhja mori formën e çeljes ra ngrica koronavirus. Tani do ta shikojmë SPAK-un. Informacionet që kam unë është se nga 15 korriku deri në 15 shtator këtu do të jetë “rripi i kuq i Korçës”, në gjuhën popullore do të thotë “ngricë e tmerrshme”. Brenda këtij diapazoni kohor, kur të bëjnë listat kryetarët e partive aktuale, kandidatët nuk do shkojnë asnjë në listë. Në vjeshtë janë bisedimet për listat, se në pranverë janë zgjedhjet. Unë po them se asnjë nuk do t’i pranojë sepse do t’u ketë filluar procesi. Me 80 për qind të mundësive nuk do jenë as këta kandidatë, se do jenë në proces”, – theksoi Ngjela.

Paraardhëse

Kryeministri Rama publikon videon që në mëngjes dhe del me paralajmërimin e rëndësishëm

Pasardhëse

Pritet tjetër ciklon, ”Nisarga” pritet të godasë këtë shtet, më i prekuri nga COVID-19

Pasardhëse

Pritet tjetër ciklon, ”Nisarga” pritet të godasë këtë shtet, më i prekuri nga COVID-19

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.