• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela: Rama dhe Kurti të shohin mundësinë e bashkimit kombëtar

27 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
52
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzoi themelimin e asociacionit për komunat me shumicë serbe në Kosovë ka ardhur një reagim nga avokati i njohur Spartak Ngjela. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Ngjela u shpreh se refuzimi për themelimin e këtyre komunave nga ana e kryeministrit kosovar është një vendim i drejtë. Ai u shpreh se asociimi i këtyre komunave do të ishte sipas tij turp historik.

“Albin Kurti refuzon asociimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Bravo i qoftë! Asociimi i komunave me shumicë serbe në Kosovë është një turp historik. Kurti me këtë hap po tregon se nuk ka asnjë nostalgji për pushtuesit serbë të territoreve shqiptare dhe nuk po ka më në lidershipin politik të Prishtinës, individë të deprimuar nga Beogradi. Kurse asociimi i komunave serbe, është një Kalë Troje i Serbisë për Kosovën”, tha ai.

Ndër të tjera, Ngjela ka ngritur edhe disa pyetje ku shprehet se a është gati qeveria Kurti që të bëjë marrëveshjen për bashkimin kombëtar? Po ashtu ai vijoi më tej duke thënë se marrëveshja Shqipëri-Kosovë duhet të jetë edhe fillimi i marrëveshjes sipas tij në formimin e BE.

“Pikërisht në funksion të kësaj, ja pyetjet që mund të ngrihen në këtë kohë: A është e përgatitur qeveria Kurti që ato që deklaron në funksion të bashkimit kombëtar, t’i arsyetojë juridikisht me marrëveshjen juridike të drejtpërdrejtë midis Shqipërisë dhe Kosovës? Kjo mbetet për t’u parë. Po lidershipi politik i Shqipërisë, a është i gatshëm për të filluar stimulimin e marrëveshjeve esenciale Shqipëri-Kosovë? A e di Prishtina dhe Tirana që marrëveshja politike Shqipëri-Kosovë duhet të jetë fillimisht si marrëveshja ndërshtetërore në formimin e Bashkimit Europian”, tha ai.

Teksa iu referua politikës amerikane, Ngjela ngriti pyetjen se nëse politika jonë po ashtu edhe ajo në Kosovë është në dijeni se Amerika e cilëson Serbinë si një vend, i cili ka humbur në luftë. Ai vijoi më tej duke ngritur pyetjen se nëse politika e dy vendeve e di se një bashkim midis dy vendeve për Ballkanin sipas tij është i njëjtë me ekzistencën e dy vendeve gjermane.

 

“E di elita politike Shqipëri – Kosovë që politika amerikane po e konsideron Serbinë si një shtet që ka humbur në luftë? A e kupton dot politika e lartë e të dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor që kjo ekzistencë dy shtetërore shqiptare, Shqipëri-Kosovë, në Ballkanin Perëndimor, është juridikisht e barabartë me ekzistencën e dy shteteve gjermanë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Ngjela.

Paraardhëse

Celibashi tregon arsyet e kërkesës në prokurori për Tom Doshin: Qëndrimet e ambasadores Yuri Kim janë të duhurat

Pasardhëse

Basha: Për të qenë si europianët duhet një qeveri që mendon për qytetarët

Pasardhëse

Basha: Për të qenë si europianët duhet një qeveri që mendon për qytetarët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.