• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Ja, kjo është situata që goditi dje ambasadorja amerikane në Tiranë

12 September, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se pushtetarët e korruptuar në Shqipëri nuk kanë asnjë shpresë. Sipas tij SHBA me sistemin e ri të drejtësisë që ka ngritur në Shqipëri po u jep goditjen përfundimtare.

Analiza e plotë:

“Nuk e kuptoj: pse janë kaq primitivë në besim ndaj kohës që po vjen, këta pushtetarë të korruptuar të Shqipërisë?

Nuk kanë asnjë shpresë, sepse kanë grabitur shtetin shqiptar dhe shqiptarët; prandaj kot vërtiten e sillen vërdallë. Vodhën, sepse vinin nga hiçi, dhe po vinë vërdallë po nga hiçi: nuk e shpëtojnë dot gjënë e vjedhur… por ata ende shpresojnë, kur Cezari na ka thënë:
Ex nihilo nihil fit (nga hiçi vjen hiç)

Por, një pyetje për ata është kjo: a do të zbatohet Kushtetuta e vitit 2016?
Dhe pyetja tjetër është: mos ndoshta këta të korruptuar po presin shkatërrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës?
Dhe, sërish një pyetje është: e dinë këta që bota shqiptare në të katër shtetet ballkanikë ku jetojnë shqiptarët: Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, dhe në Mal të Zi; përfaqëson sot një intetes të madh amerikan, njëlloj si interesi i Austro-Hungarisë në periudhën 1890 – 1915?
Dhe, më në fund: Vertet mendojnë këta të korruptuar se do të fitojë Moska dhe Beogradi kundër shqiptarëve, tani që aleanca amerikano-shqiptare është e ngritur kundër interesit rus në Ballkanin Perëndimor?
Ja, këto janë pyetjet që duhen ngritur përballë korrupsionit shqiptar.

l.
Ajo që mund të thuhet është se sot, edhe presidenti i Serbisë Vuçiç, edhe korrupsioni shqiptar shpresën e kanë te largimi i Amerikës edhe nga Kosova, edhe nga Shqipëria. Dhe janë pasiononte që i mbyt interesi individual mesjetar, i cili po i drejton edhe në kohët moderne.

Një mendje kanë: si korrupsioni shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, edhe presidenti i Serbisë, një kalorës mesjetar ky, që po pret largimin e Amerikës nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Po nuk e patë, o mjeranë të Serbisë, se si politika amerikane, në Uashington, në 4 shtator, bashkoi në një marrëveshje të thellë historinë mijëravjeçare të iliro-epirotëve me hebrenjtë, dy popujve më të vjetër të Evropës dhe të Lindjes së Mesme?!
Ende paska shpresë ky derëziu Vuçiç!

ll.
Shumë shpresë kishte Vuçiç te presidenti Trump, se e gënjente mendja dhe e mendon politikën amerikane me psikologjinë e Milosheviqit. Por edhe frikë kishte, dhe frikë edhe ka.
Tani, ky kaqol, nuk po kupton fare se çfarë po ndodh, është rob primitiv i mendimit fals të “Serbisë mijëravjeçare” në Ballkanin Perëndimor, sepse, pasi e ka parë që kjo ka qenë një gënjeshtër historike, dridhet dhe vjen vërdallë. Ai tani e di mirë që shteti i Serbisë është një investim në falsitet, i bërë nga ruso-francezët, dhe prandaj është pushtuar nga deliri se do ta shpëtojë Serbinë dhe do të ripushtojë Kosovën me të shiturit në Prishtinë dhe në Tiranë. Prandaj tha dje: “po të ikë Amerika nga Kosova, shqiptarët e Kosovës bashkohen me Serbinë”.

Por, njëlloj si Vuçiç që sheh endërra në diell e me sy hapur; edhe këta të korruptuarit shqiprarë në Tiranë e në Prishtinë, edhe pse kuptohet se kanë mend më shumë se tarallaku Vuçiç, janë në gjendje të rëndë se kanë vjedhur.

Vuçiç është mbi kalin mesjetar të përrallës se Serbisë së Madhe, të lindur edhe me përkrahjen e Perandorisë Osmane. Kurse, këta tanët, kanë hipur mbi kalin e Esat Toptanit. Se edhe Ahmet Zogu në kalin e Esat Toptanit ishte kur u kthye me hordhitë sllave në pushtet, pavarësisht se më pas i kthehu bërrylin Jugosllavisë.

Edhe Enver Hoxha, në kalin e Esat Toptanit kishte hipur kur i la Kosovën Jugosllavisë në vitin 1944-1945, pavarësisht se, si Ahmet Zogu, edhe ky i kthehu bërrylin Jugosllavisë në vitin 1948.
E pra, këta janë, pikërisht këta, që, në Tiranë po mundohen të bllokojnë Byronë Këmbëtare të Hetimit, kurse në Prishtinë deshën t’i jepnin Serbisë gjithë Veriun e Kosovës.

lll.
Ja, kjo është situata që goditi dje ambasadorja amerikane në Tiranë, kur tha se “politika e lartë në Tiranë po kërkon të bllokojë Byronë Kombëtare të Hetimit”. Domethënë reformën antikorripsion.

Megjithatë, ambasadorja Yuri Kim tha shumë pak, pavarësisht nga gjuha e drejtpërdrejtë që përdori. Ajo duhet të thotë edhe më tepër në mendimin që iu shfaq shqiptarëve për reformën antikorrupsion.
Mendoj se ka ardhur koha që ajo, me ekspertët amerikanë, duhet të organizojë, me analizë direkte dhe konkrete, një simpozium shkencor për reformën antikorrupsion në Shqipëri.

Ambasadorja Yuri Kim duhet ta dijë që shqiptarët e mençur dhe patriotë e kanë shpresën tek ajo; domethënë te politika amerikane në funksion të shkatërrimit të korrupsionit të lartë shtetëror. Shqipëria dhe e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor po pret vendosjen e moralitetit dhe drejtësisë në politikën shqiptare dhe në qeverisjen e saj.” – ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

“Po kthehem pa mall dhe pa dëshirë”, Olsi Bylyku flet për rikthimin në Klanifornia

Pasardhëse

Ndihen lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri! Sizmiologu jep mesazhin e rëndësishëm që duhet ta lexojnë të gjithë

Pasardhëse

Ndihen lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri! Sizmiologu jep mesazhin e rëndësishëm që duhet ta lexojnë të gjithë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.