• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela paralajmëron “tërmet”, flet për “gruan e hekurt” që do të shkundë politikën: Do i tronditë dhe tmerrojë të gjithë

5 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një analizë të thelluar të situatës politike në Kosovë pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës. “Me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës, fenomeni i shqiptarizmit besohet se do të marrë një ngritje të re kundër politikës banale të Rusisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Ngjela.

Postimi i Ngjelës:

“Tani Kosova do të shkëputet nga të shiturit në Moskë e në Beogead.

Vjosa Osmani, e zgjedhur presidente e Kosovës, i ka tronditur të gjithë.

Po në Shqipëri? E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Shqipëri, sepse po kuptohet që moskovitët e këtushëm janë shumë të mërzitur. Se janë edhe mediokër…

Historia e shtetit shqiptar është dhimbje e gjatë e shkaktuar nga të shiturit krerë shqiptarë në Beograd, në Athinë dhe në Moskë.

Kjo rrjedhë banale antishqiptare vijon. Por, me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës, fenomeni i shqiptarizmit besohet se do të marrë një ngritje të re kundër politikës banale të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Dhe, mos mendoni që ardhja e Joe Biden-it si president në USA, nuk e ka sjellë këtë frymë të re të shqiptarizmit në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe nuk e ka mbytur përfundimisht antishqiptarizmin e paguar.

Kot lodhen, janë të mundur. Dhe shpejt do ta shihni falimentimin e tyre, sepse Vjosa Osmani, është vetëm preludi i këtij fundi.

Por, çfarë ka ndodhur aktualisht me dhe për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, në këtë politikë, që nga ardhja e Biden-it në Uashington? Dhe tani, çfarë po ndodh me ardhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës?

E para: vdiq përfundimisht ndërrimi i territoreve Kosovë-Serbi.

E dyta: do të fillojë një proces real për bashkimin kombëtar, dhe do të lindë shumë shpejt marrëveshja për tregun e përbashkët Shqipëri-Kosovë.

E treta: do të përcaktohen investimet strategjike me kapital të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

E katërta: njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të jetë më motiv kryesor për zhvillimin e Kosovës, por vetëm çështje e perspektivës europiane të Serbisë.

E pesta: Moska dhe Beogradi nuk do të kenë më asnjë akses në drejtimin politik të Kosovës.

E gjashta: Ardhja e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës dhe politika aktive amerikane pro Kosovës, do ta trembë me frikë grupin e beogradasve dhe të moskovitëve në politikën e shitur shqiptare; si në Shqipëri, edhe në Kosovë.

Gjithçka po ecën drejt triumfit shqiptar në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

Antonela bën deklaratën e papritur në Përputhen

Pasardhëse

Kryeministri Rama ‘thumbon’ keq opozitën, ‘godet’ edhe Salianjin: Për çfarë e doni ‘Babalen’?

Pasardhëse

Kryeministri Rama ‘thumbon’ keq opozitën, ‘godet’ edhe Salianjin: Për çfarë e doni ‘Babalen’?

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.