• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela paralajmëron lëvizje të reja në vend dhe zbulon skemën e amerikanëve: Kjo është hera e parë që ndodh dhe nuk është e rastësishme

2 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela në një analizë të gjatë në profilin e tij ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në jetën e shqiptare, referuar sipas tij një ndërhyrjeje të politikës amerikane.

Statusi i plotë i Ngjelës

A do të ndryshojë dot struktura e sistemit ekonomik në Shqipëri? Politika amerikane u shpreh botërisht që kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri.

I.Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, e sapoardhur në Tiranë, deklaroi para dy ditësh: “kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri”. Kjo ishte hera e parë që politika amerikane e përmend këtë. Por, ky aspekt i ri me karakter ekonomik, vjen dhe del në pahun e politikës amerikane, pas aspektit ushtarak që ka të bëjë me bazat ushtarake amerikane në Shqipëri. Dhe sigurisht që nuk është një gjë e rastit, por një interes i menduar dhe i strukturuar mirë, brenda filozofisë amerikane për politikën e saj globale në zonat e interesit dhe të influencës.

ll.Nëse Amerika do që ta arrijë interesin e saj në Shqipëri, atëherë paralel me bazat ushtarake që ka në plan, këtu, duhej të fillonte edhe penetrimin e kapitalit amerikan. Pikërisht këtë lajm na e dha para dy ditësh ambasadorja Yuri Kim, kur tha se “kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri”.

Po kapitali evropian?

Kapitali evropian nuk ka kapacitet real që të penetrojë në Shqipëri, sepse ekonomia e Bashkimit Evropian është ende një ekonomi me prirje socialiste. Dhe vetë Gjermania, në një vend jashtë saj, nuk e lidh dot interesin politik në funksion të tregut, bazave ushtarake dhe, gjeopolitikës që synon njëherësh hapësira ekonomike dhe politike përtej Evropës.

Shqipëria ka rezerva të mëdha nafte, pasuri të mëdha minerare, prodhim bujqësor të nivelit të lartë cilësor, dhe ka një emigracion të madh prej një milionë shqiptarësh në Evropë. Që të gjithë të punësuar. Ky emigracion disponon sot rreth 20 miliardë dollarë vetëm si depozitë bankare në Itali, Greqi, Gjermani dhe në Angli. Por këto para sot nuk investohen dot në Shqipëri, sepse struktura shtetërore është korruptive.

Asnjë kapital tjetër, përveç kapitalit amerikan, nuk i ka mundësitë që të konvergojë në një pikë interesin politik, interesin gjeopolitik, interesin ushtarak dhe interesin ekonomik, kur është fjala për një vend të veçantë, i cili mund të bëhet epiqendra e një zone gjeografike. Kuptohet se tani, i tillë është për interesin amerikan Ballkani Perëndimor.

Por, vetëm bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ia jep mundësinë e epiqëndrës zonale politikës amerikane, me të dy shtetet e saj: me Shqipërinë dhe me Kosovën.

lll.Shqipëria duhet të fillojë prodhimin industrial, rikonstruksionin e sistemit ujitës në bujqësi dhe krijimin e fermave të mëdha bujqësore. Rritjen deri në maksimum të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të naftës dhe atë të mineraleve të tjerë: krom, bakër dhe boksite

Asnjë kapital tjetër përveç kapitalit amerikan, nuk e ka mundësinë për një plan të tillë kaq ambicioz, i cili do të krijonte kapacitetin ekonomik dhe ushtarak, njëlloj si shteti i Izraelit në Lindjen e Mesme.

Kush e ka ndaluar penetrimin e Rusisë dhe Kinës në Lindjen e Mesme? Politika amerikane me epiqendër në Izrael.

Kush do ta frenonte penetrimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor? Politika amerikane me epiqendër Shqipëri-Kosovë.

Kjo duhet të jetë skema amerikane, dhe ky në fakt është synimi i interesit amerikan.

Kurse shqiptarët po presin nga aleati i tyre i madh.

Fakti që, paralel me këtë skemë vjen dhe shpaloset hapur edhe akti politik amerikan kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, kuptohet se, për shqiptarët, ky vit do të jetë viti i ndryshimit të madh.

Paraardhëse

Paketa ligjore ‘Anti-KÇK’, Rama paralajmëron gjyqtarët dhe prokurorët

Pasardhëse

“Janë përmbushur disa pika për zgjedhje të parakohshme”, kreu i Partisë Republikane për Tiranën i befason të gjithë me deklaratën

Pasardhëse

“Janë përmbushur disa pika për zgjedhje të parakohshme”, kreu i Partisë Republikane për Tiranën i befason të gjithë me deklaratën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.