Avokat Spartak Ngjela në një intervistë thotë se kryeministri Rama nuk e nisi mirë përballimin e situatës së koronavirusit.
Ngjela tha se epidemitë janë përgjegjësi e ekspertëve shkencore. Ndërsa përgjegjësia e kryeministrit është si do të nxjerrë vendin nga ky moment i vështirë ekonomik.
Pjesë nga intervista në Ora News:
Spartak Ngjela: Ky nuk e filloi mirë. Unë mendova që ky ishte me virusin. Duhet ta kishte filluar karantinën që kur e mori vesh që ra në Itali. Izolimin e ardhjeve nga Italia duhet ta kishte bërë në mënyrë kategori. Nuk e bëri dhe unë dyshova se ky ishte me virusin. Jam i bindur dhe kështu do dalë që korrupsioni është me epideminë. Ka një akuzë nën shpinë, janë identifikuar pronat e marra me korrupsion, nuk ndihet komod dhe mendoi ta shfrytëzonte këtë edhe këtu edhe në Kosovë.
Beti Njuma: Për çfarë korrupsioni e keni fjalën?
Spartak Ngjela: Korrupsionin e lartë shtetërore. Por pavarësisht asaj që thashë kryeministri ka marrë masa drastike dhe nuk është kryeministri që merr masa, është shkenca. Problemi qëndron që ky ishte më i rreptë nga të tjerët. Nuk flitet jemi apo nuk jemi të izoluar. Flitet jemi të izoluar kot, apo të izoluar me produkt pozitiv. Jemi të izoluar me produkt pozitiv. Lind problemi që ky i çliroi masat. Nuk e di ka bërë mirë apo nuk ka bërë mirë, sepse e drejton shkenca, le çfarë thonë këta që e drejton kryeministri. Përgjegjësinë e ka optika shkencore në epidemi, nuk mund ta ketë kryeministri. Kryeministri mund të prishë punë, jo se ndreq punë. Ky është treguar besnik i profesionit të epidemiologëve. Këto masa janë marrë që në mesjetë, derisa të dalë vaksina. Në rast se do kishim vaksinë sot do ishim nëpër punët tona.
Lind problemi? Sa të vdekur do kemi, sa të infektuar dhe sa të shëruar. Ky është bilanci, ato të tjerat janë broçkulla. Kjo është përgjegjësi e kryeministrit. Çfarë do ti ndodhi këtij kryeministri, po të ketë sukses te epidemia është njëra anë e medaljes, ana tjetër është ekonomia. Sado që të fitojë kredo morale dhe politike me frenimin e epidemisë, nëse e fundos ekonomia asnjë nuk e mendon më koronën. Pra ne nuk e dimë si do kalojë momenti ekonomik.
Diskutime rreth kësaj post