• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela paralajmëron burgosjen dhe shpalljen “non grata” të Metës nga SHBA

15 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avancimi i SPAK, sinjalet për ngritjen e Byrosë së Hetimit dhe mesazhet e vazhdueshme nga amerikanët duket se kanë bërë me dhimbje koke presidentin. Sherri te FRD ishte momenti i shpërthimit të nervozizmit të presidentit, pas një sërë sulmesh dhe akuzash në media ndaj reformës në drejtësi dhe ndërkombëtarëve.

Nëse i shohim me kujdes ngjarjet, që pas dekretimit të Ardian Dvoranit duke e futur mes 12 kampionëve të luftës antikorrupsion, presidenti iu është rikthyer skenarëve të dhunës dhe akuzave. Para këtij vendimi presidenti kishte rralluar protagonizmin dhe ishte në heshtje, por mesazhi që erdhi nga SHBA duket se ka shqetësuar kreun e shtetit duke e detyruar të shkojë në veprime ekstreme. Dekorimi i Dvoranit dukej qartë që ishte një goditje ndaj tij.

Elementi tjetër që konfirmon se ka një krisje në raportet Meta-SHBA është se ambasadorja amerikane ka disa muaj që nuk ka shkuar në Presidencë dhe nuk është takuar me Metën. Javën e parë presidenti Meta pati një takim me ambasadorin e BE dhe atë të OSBE për zgjedhjet, por në takim nuk ishte Yuri Kim. Ndërkohë kreu i shtetit ka sulmuar shumë fort SPAK dhe reformën në drejtësi duke sfiduar amerikanët, të cilët kanë kërkuar që të mos bëhet presion ndaj drejtësisë.

Ndërkohë, nëse shohim dhe raportin e DASH për pastrimin e parave, aty përmenden dy persona që kanë pasur lidhje me LSI apo me presidentin. Po ashtu javën që shkoi ambasadorja amerikane pati një takim me Kryemadhin në Elbasan, takim i cili thuhet se nuk ka qenë dhe aq i gëzuar sa e shiti Zonja e Parë. Të gjitha këto dëshmojnë se presidenti ka hyrë në shënjestrën e amerikanëve dhe nëse LSI humbet zgjedhjet ai del jashtë loje. Nëse LSI nuk është në qeveri Meta vitin që vjen mbetet pa imunitet dhe jashtë politikës, duke u bërë pre e lehtë e reformës në drejtësi.

Arrestimi dhe shpallja “non grata”

Ai që ka shkuar më tej është avokat Spartak Ngjela. Ky i fundit ka deklaruar se arsyeja që Meta është alarmuar është frika e arrestimit. Po ashtu është shprehur se SHBA atë mund ta shpallë non grata.

“Shqiptarët po presin denoncimin emëror të Uashingtonit për korrupsionin e lartë shtetëror në Shqipëri, dhe të atyre që nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Por, pikërisht për këtë shkak, në këtë kohë të trazuar antikorrupsion, po thellohet marrëzia Meta. Dje ai dha shfaqen më të shëmtuar kundër vetes. Është i njohur ky sindromë marrëzie shekullor i pushtetarit të lartë që është kapur në korrupsion apo në krim, dhe që pret ndëshkimin me burg. Ky quhet Sindromi i Burgosjes së Afërt. Ky sindrom shoqërohet me frikë çorientuese që krijon depersonalizim dhe një delir force që i vjen të sëmurit mendor nga frika e burgosjes, dhe, në marrëzi, ky individi kërcënon me një “forcë” që nuk e ka aspak. Ja, ky është Meta që po shfaqet aktualisht”, – tha Ngjela.

Sipas avokatit, sjelljet e presidentit janë për të bërë libra mbi lëvizjet e të korruptuarve. Sipas tij, të tillë individë kanë zhytur në vuajtje shqiptarët.

“Ka shumë të tillë në histori. Dhe kjo është arsyeja që Meta tani po flet përçart… ka frikë, dhe kërcënon nën sindrom, por shpejt, për të gjitha këto shfaqje marrëzie që ai ka dhënë, do të shkruhen romane, fejtone, pjesë humoristike, dhe, sigurisht që do të shkruhet edhe një histori e trishtë për “veprat” makabre të të korruptuarve të lartë në Shqipërinë e 30 vjetëve të fundit. Do të shkruhet shumë për vuajtjen shqiptare nga monstra të tilla, sidomos në këta katër vjetët e fundit që, pikërisht këta të korruptuar, janë të kërcënuar nga antikorrupsioni dhe goditja e krimit të organizuar”, – tha ai.

Paraardhëse

Messi nervozohet me djalin që e filmon: Përse duhet ta bësh çdo ditë? (VIDEO)

Pasardhëse

Përplasjet mes mbështetësve të PD-PS në Elbasan, reagon Kryemadhi: Qytetarët përzunë Ramën, në 25 prill do të largojnë Rilindjen

Pasardhëse

Përplasjet mes mbështetësve të PD-PS në Elbasan, reagon Kryemadhi: Qytetarët përzunë Ramën, në 25 prill do të largojnë Rilindjen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.