• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombë”, zbulon planin që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga burgu

3 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
105
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka nisur të lëvizë të gjithë gurët për të përmirësuar raportet me SHBA. Gazeta ‘Sot’ raportoi se pas lobimeve të fshehta në SHBA, Meta sjell Richard Grenell në Tiranë për ta shpëtuar nga burgu.

Lidhur me këtë lëvizje ka reaguar dhe avokati Spartak Ngjela.

Ai është i bindur se ky plan nuk ka për ta shpëtuar Metën nga arrestimi.

REAGIMI I PLOTË

“Meta thërret Richard Grenell në Shqipëri që t’i bëjë sfidë politikës së lartë amerikane me Moskën.

Grenell ndërkohë është i akuzuar se punon për Moskën.

Kaq trashë vepron ky Meta?

Në fakt, është një i metë që e di logjikën politike një lojë “tremb të trembim” kundërshtarin me kundërshtarin e tij.

Dhe ka thirrur në Tiranë njeriun e Beogradit e të Moskës, për të ndihmuar politikën ruse në Ballkan.

Po pyetja është: a ka forcë reale kjo lloj politike?

Asgjë. Asnjë forcë nuk ka, por dëshpërimi i Metës vjen nga frika e tij. Këta të korruptuar janë bërë si me mëndje prej fëmije. Po, a kanë pasur mendje ndonjëherë?

Në fakt këta, kanë qenë gjithmonë, se, po të kishin pak mend, nuk do të përfundonin kështu.

Pse, kaq keq do të përfundojë Meta?

Nuk shpëton dot, dhe tani kërkon të krijojë zhurmë ruse në Shqipëri.

Po Grenellin, e priti edhe Rama?

Grenelli po e kërkon, por Rama nuk po i përgjigjet. Dhe s’ka se si, sepse nuk besoj se mund të jetë në këtë vobegtësi mendore sa të shpresojë te Moska dhe te Grennelli.

Dhe koha po ikën, në fakt, bashkë me marrëzitë e të korruptuarve të kapur të Shqipërisë.

Por, lëmshi i mbledhur kundër tyre është bërë një mal i tërë, shumë i rëndë për t’u mbajtur. Dhe, këta të trembur vijnë vërdallë për ndihmë nëpër “miqtë” ku kanë shitur interesin kombëtar. Shumë po punojnë, por, e kanë punë në vakum – lodhen kot.

Edhe Grenellin, kuptohet, prandaj e kanë thirrur, dhe Meta edhe na e dekoroi. I kërkon ndihmë…

A thua, në ndihmë për të mbajtur lëmshin e rëndë, e ka thirrur Meta Grenellin?

Sigurisht”, ka shkruar Ngjela.

Paraardhëse

Reagon Ministria e Mbrojtjes për situatën e zjarreve në vend: Flakët në Karaburun ende aktive, cilat janë vatrat e riaktivizuara

Pasardhëse

Videoja e Ramës me helikopterin e ushtrisë bëhet virale, vjen reagimi i menjëhershëm nga PD

Pasardhëse

Videoja e Ramës me helikopterin e ushtrisë bëhet virale, vjen reagimi i menjëhershëm nga PD

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.