• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela: Meta ka nevojë për analizë psiqike, ja pse nuk e bllokon dot formimin e qeverisë së re

4 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
105
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar dje deklaratën kërcënuese të presidentit Ilir Meta në adresë të mazhorancës qeverisëse dhe ndërkombëtarëve veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa ishte i ftuar këtë të hënë në një studio televizive, presidenti Meta paralajmëroi bllokimin e qeverisë së re nëse zgjedhjet parlamentare të 25 prillit i fiton Partia Socialiste, ndërsa kërcënoi hapur diplomatët në vendin tonë se ai nuk pyet për ta dhe se i kap për veshësh e madje i përzë nga Shqipëria. Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” ditën e djeshme, avokat Ngjela u shpreh i bindur se presidenti Meta nuk ka këllqe të intimidojë dhe shantazhojë amerikanët, ndërkohë që theksoi se pengu i kreut të shtetit është reforma në drejtësi. Sipas tij dhe me kësisoj deklaratash që bën zoti Meta, ky i fundit ka nevojë për analizë psiqike, pasi nuk e meriton të jetë në krye të Presidencës së Shqipërisë.

“Që të hedh reformën në drejtësi duhet të ketë i duhen dy të tretat të Parlamentit ndaj s’ka ndonjë gjasë për këtë. Ndërsa ndaj shtetit amerikan i duhen 1 mijë avionë të markës fundit, i duhen 400 raketa “Cruiz”, 200 raketa “Perching” dhe dy aeroplanmbajtëse, prapë edhe të ketë këto, që janë sa gjysma e fuqisë së amerikanëve edhe mund të ja kap majën e veshit, pa këtë fuqi zor se i kap dot hijen amerikanëve. Ky president po të ishte në një shtet serioz ku ka një ligj Kushtetuta edhe ajo shqiptare do ta çonin për analizë psikike, por ky është shtet “rrafsha mos u vrafsha”. Ndërsa një shtet me zbatim të Kushtetueses me seriozitet e çonte për analizë psikike dhe e shihte pastaj a bëhej dot president kështu apo jo”, – deklaroi ai.

Meta, nuk e bllokon dot formimin e qeverisë së re

Më tej gjatë prononcimit të tij për gazetën “SOT”, avokat Spartak Ngjela u ndal edhe tek zërat se presidenti Ilir Meta mund të bllokojë formimin e qeverisë së re nëse Partia Socialiste del forcë e parë, por nuk merr 71 mandate. Prerë dhe qartë, avokat Ngjela theksoi se ky është një debat i kotë, pasi sipas tij, kjo gjë është rregulluar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që thekson se partia e parë mandatohet nga kreu i shtetit të nisë punën për formimin e qeverisë.

“Nuk ka si të ndërhyjë Presidenti i Republikës, nëse një parti apo asnjë koalicion nuk arrin 71 mandate shkohet në zgjedhje të reja. Ndërsa kur bëhen bashkë dhe merr shumicën e mandateve merr edhe qeverinë automatikisht. Partisë së parë i jepet mundësia që të bëjë 71 mandate, nëse nuk e bën e para e merr e dyta, së bën e dyta e merr e treta dhe nëse as e treta nuk i bën shkohet në zgjedhje të reja domosdoshmërisht. Kështu që s’kemi çfarë merremi me këtë nuk mund të ketë ndërhyrje sepse i ka zgjidhur Kushtetuta të gjitha”, – u shpreh ai.

Ndërkohë pak ditë më parë avokat Spartak Ngjela ka paralajmëruar arrestimin e Ilir Metës. Departamenti Amerikan i Shtetit renditi gjyqtarin Ardian Dvoranin mes 12 emrave të spikatur në luftën anti-korrupsion dhe sipas avokat Ngjelës ky është një sinjal se arrestimet e SPAK në politikë do të nisin me presidentin. Avokati u shpreh se duke u bazuar në histori të mëparshme bandat e krimit të organizuar shtetëror eliminohen atëherë kur goditet pika e tyre qendrore. Ngjela tha se gjyqtari Ardian Dvorani është pika qendrore e cila politika amerikane kapi.

“Historia na ka mësuar, se bandat e krimit të organizuar shtetëror fillojnë të eliminohen, pasi ndër to kapet një pikë qendrore, ku kanë abuzuar krerët, dhe kjo pastaj bëhet mekanizmi i goditjes penale. Dje, politika amerikane, në luftën antikorrupsion në Shqipëri, e kapi saktë pikën qendrore ku kishte rënë brenda korrupsioni i lartë shtetëror. Kjo ishte figura e gjyqtarit Ardian Dvorani, i cili u laureua nga Departamenti i Shtetit Amerikan ndërkombëtarisht si figurë e lartë anti-korrupsion. Kjo kapje e nivelit të lartë e politikës amerikane, dhe, edhe skema antikrim në Shqipëri, na dha të kuptuar që goditja e parë e SPAK-ut me padi penale, pritet të jetë Ilir Meta”, – nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

Paraardhëse

Spahiu bën deklaratën surprizë: Ju tregoj pse Ilir Meta nuk do të dorëhiqet pas 26 prillit! Ja kush i fiton zgjedhjet

Pasardhëse

Raporti i DASH për skemën e pastrimit të parave, Manjani tregon problemin e madh që ka Shqipëria

Pasardhëse

Raporti i DASH për skemën e pastrimit të parave, Manjani tregon problemin e madh që ka Shqipëria

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.