• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spartak Ngjela flet me emra, paralajmëron arrestime “bombë” në nivele shumë të larta të politikës shqiptare

29 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
11k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ngjela ka paralajmëruar arrestime të bujshme së shpejti.

ANALIZA E PLOTË

“Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, nuk ka qenë edhe një vit më parë kaq aktive për festën e pavarësisë së Shqipërisë. Sepse në këtë festë ajo ka folur me superlativa për Shqipërinë.
Po Saliu? Ai dëgjon, por në foltore nuk i thotë pro Shqipërisë ato që artikuloi edhe Yuri Kim.
I dëgjon; dhe është strukur. Pse? Se ambasadorja, siç duket, po i thotë: ti Sali nuk i thua dot këto fjalë kaq të larta për Shqipërinë, se nuk të lënë.
Pse? Sepse, siç po duket, amerikanët janë në prag të denoncimit të dokumenteve kundër tij.
l.
S’është aspak e rastit kjo lloj diplomacie. Ambasadorja ishte kudo, dhe kudo ka folur për Shqipërinë dhe Amerikën. Asnjë ambasador amerikan nuk ka folur kështu; por edhe tekstet e ambasadores nuk janë të thjeshtë.
Ajo ngre lart Shqipërinë dhe miqësinë me Shtetet e Bashkuara. Por, brenda teksteve të saj, duket se ka më shumë se kaq.
Pse ky shpërthim i papritur proshqiptar i Amerikës? Pse këto foto shumë shprehëse të ambasadores Yuri Kim, me flamurin kombëtar shqiptar dhe me figurat e mëdha historike?
Por, ka edhe më, sepse këto janë të lidhura edhe me përshëndetjen e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, që flet për Shqipërinë dhe, brenda tekstit të tij, ai prek edhe luftën kundër korrupsionit shtetëror në Shqipëri. Atëherë çfarë është kjo?
Pse, a nuk ishte edhe në tekstin e aktit nongrata korrupsioni si motivi kryesor i aktit juridik të Departamentit të Shtetit kundër Sali Berishës?
Atëherë?
Mos ndoshta kjo po tregon se Sali Berisha qenka afër goditjes penale.
ll.
Edhe ambasadorja Kim e bën një lidhje të tillë.
Por ambasadorja, në përshëndetjet e saj ka si nëntekst edhe figurat kombëtare që janë përplasur dhe kanë humbur jetën nga agresioni serb. Rastësi të jetë kjo?
E pra; çfarë kanë si nëntekst këto?
Asgjë tjetër; veçse luftën kundër korrupsionit të lartë në Shqipëri.
Por; është e provuar se, ky korrupsion i lartë shtetëror në Shqipëri, ka pasur gjerësisht përkrahjen në para të Serbisë.
Dhe nuk janë pak ata pushtetarë shqiptarë që janë paguar nga Beogeadi, në këta tridhjet vjetët e fundit. Kurse, këto ditë, politika e lartë amerikane, indirekt, sikur po e përmend me kast këtë.
lll.
“Shqipëria ka mbrojtjen e Amerikës”, thanë liderët amerikanë në urimet e tyre për festën e pavarësisë; dhe Shqipëria është futur kohët e fundit edhe si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. E kuptoni se sa është ngritur Shqipëria ndërkombëtarisht?
Dhe sërish duhet theksuar se; ajo që spikat në urimet për festën; domethënë nëpër ato që erdhën nga Uashingtoni, gjithmonë përmendet korrupsioni i lartë shtetëror aktual.
Prandaj, duke qëndruar te ky fakt; themi sërish që kjo po na tregon se jemi në kohën kur SPAK-u do të fillojë goditjen penale antikorrupsion.
IV.
Por, me kë do të fillojë goditja penale? Sepse krekot e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri janë të shumtë në numër?
Kjo duhet parë kur të goditet i pari.
Dhe po duket se, ajo ditë, qenka shumë e afërt.
Gjithsesi ne po arsyetojmë me sens logjik rreth asaj që shpalosi politika e lartë amerikane, kur, në të gjitha urimet për festën e 28 Nëntorit, ajo prekte luftën antikorrupsion.
Prandaj, sipas të gjitha atyre që shprehëm më lart, përfundimisht na duhet të pyesim edhe një herë: a jemi tamam në kohën e nisjes së goditjes penale kundër korrupsionit në Shqipëri?
Sipas arsyetimit tim, të dhënë në këtë shkrim, mendoj se jemi tamam në kohën kur do të fillojë goditja penale antikorrupsion në nivelet shumë të larta të politikës shqiptare…”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

Moti i keq në vend, Balla paralajmëron banorët e kësaj zone për përmbytje

Pasardhëse

Kokalari zbulon pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Republikanëve, ja si do e “kapërcejë” Berisha, oqeanin për në Amerikë

Pasardhëse

Kokalari zbulon pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Republikanëve, ja si do e “kapërcejë” Berisha, oqeanin për në Amerikë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.