• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“SPAK të nisë urgjent hetimin.” Spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, Ilir Meta nxjerr krahun e djathtë të bashkëshortes së tij për të sulmuar Autoritetin e Dosjeve: Skenar politik

28 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
1.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-presidenti Ilir Meta i shqetësuar nga dalja e emrit të tij si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, ka nxjerr krahun e djathtë të bashkëshortes së tij në LSI, Petrit Vasilin për të sulmuar autoritetin e Dosjeve.

Vasili kërkon që Autoriteti i Dosjeve të hetohet pasi e akuzon se ka shkelur ligjin “me regji të qeverisë”.

“Shantazhues, vegel politike qorre e Edi Rames, shkeles e shperdorues i ligjit dhe detyres, kjo eshte fytyra e Autoritetit te Dosjeve”, shkruan Vasili.

“SPAK te filloje urgjentisht hetimin e gjere e shume te thelluar te skenarit politik mafioz te zbatuar nga Autoriteti dhe te ndeshkohen me te gjithe rreptesine e ligjit pergjegjesit siç e meritojne”- bën thirrje Vasili.

Reagimi i plotë:

“Hetim e ndeshkim deri ne fund Autoritetit te Dosjeve, qe dhunoi ligjin dhe shperdoroi detyren me regji te qeverise !

Shantazhues, vegel politike qorre e Edi Rames, shkeles e shperdorues i ligjit dhe detyres, kjo eshte fytyra e Autoritetit te Dosjeve.

Autoriteti i Dosjeve qe de facto eshte kthyer ne nje zyre shtese e qeverise dhe aspak ne nje institucion i pavarur, u vu haptas ne sherbim te nje skenari politik mafioz per te shantazhuar ish Presidentin Meta.

Ne shperdorim te hapur te detyres dhe ne dhunim te plote te ligjit ky Autoritet zbatoi hapur nje skenar shantazhi dhe krijimi te nje konfuzioni plotesisht te qellimshem publik me iniciale emrash dhe me e-mail anonim, ku gjithshka u krye me regji te Qeverise dhe Rames.

Autoriteti i Dosjeve u shnderrua pra ne menyre flagrante ne nje manipulues dhe krijues te nje konfuzioni te qellimshem per llogari te qeverise, qe eshte ne gjendje katastrofike nga zbulimi i korrupsionit me fakte tronditese.

Asnje dallim s’ka ky Autoritet Dosjesh nga Sigurimi i shtetit, qe dikur shantazhonte dhe kercenonte me cdo forme dhe mjet shqiptaret ne funksion te diktatures se urryer komuniste dhe te shkaterrimit te jetes se mijra e mijra shqiptareve.

Kur ky Autoritet arrin te guxoje te shantazhoje ish Presidentin e Republikes mendoni se ç’ndodh me qytetare te thjeshte.

Qytetaret e thjeshte mund te behen ne cdo cast viktima te shantazhit e manipulimit te tij me Dosjet e Sigurimit per qellime dhe perfitime nga me te ultat.

Venia ne veprim e ketij shantazhi te hapur, te urdheruar nga mafia ne pushtet, ka asgjesuar perfundimisht Autoritetin e Dosjeve si institucion publik e ligjor dhe ka bere zero autoritetin e tij moral.

Autoriteti i Dosjeve eshte sot nje institucion i rrezuar dhe perfaqson thjesht nje vegel ne duar te Edi Rames qe gjendet ne hall te madh sepse eshte mberthyer nga korrupsioni dhe hajduteria shteterore e faktuar me qindra qindra dokumente e fakte te asgjesuese.

Autoriteti eshte realisht nen akuze te rende publike per veprimet e tij te renda antishteterore.

Autoriteti i Dosjeve si Sigurimi i Shtetit te kohes tone duhet dhe do te pergjigjet deri ne nje per shkeljen e ligjit, per shantazhin qe zbatoi me porosi te qeverise dhe per zhgenjimin shume te thelle, qe ju solli te gjithe qytetareve shqiptare.

SPAK te filloje urgjentisht hetimin e gjere e shume te thelluar te skenarit politik mafioz te zbatuar nga Autoriteti dhe te ndeshkohen me te gjithe rreptesine e ligjit pergjegjesit siç e meritojne .

Asnje te mos kete as iluzionin me te vogel se do mund ti shpetojne pergjesise dhe venies perpara drejtesise per kete shkaterrim e perdorim mafioz te shtetit per te hequr e devijuar vemendjen nga hajduteria dhe vjedhjet masive te qeverise.” tha ai.

Paraardhëse

Pas Ahmetaj, kush e ka radhën për të marrë goditjen e fortë nga Rama? Ja çfarë pritet të ndodhë nesër në kabinetin qeveritar

Pasardhëse

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme, çfarë do të ndodhë?

Pasardhëse

Ndryshimet në qeveri, Kuvendi mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme, çfarë do të ndodhë?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.