• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK rrezikon të fundosë edhe Armando Subashin, merret në pyetje Petro Koçi, Rama porosi socialistëve të denoncojnë zullumqarët

24 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
77
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit rrezikon të fundosë kreun aktual të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Më 16 korrik, deputeti i zgjedhur i Partisë Socialiste, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi. Për këtë arsye, gazeta ka mësuar se socialisti Koçi do të dëshmojë ditën e hënë para hetuesve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas denoncimit që bëri për tenderat në Bashkinë e Fierit. Marrja në pyetje e Koçit vjen vetëm një javë pasi plasi “bombën” në rrjetet sociale, teksa shkruante se tenderat janë në duart e mafias, ç’ka nëse supozohet se akuzat kanë të vërteta brenda, rrezikojnë të çojën drejt greminës kryebashkiakun Subashi. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Por nga ana tjetër gazeta ka mësuar se denoncimet e fundit që kanë nisur brenda socialistëve janë me porosi nga lart. Sipas informacioneve nga selia rozë, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga vartësit e tij, sikundër janë deputetët e zgjedhur dhe të vejtër të Partisë Socialiste, krerët e degëve të PS, ministrave, etj, që të denoncojnë çdo aferë, burokraci apo ryshfet që ndodh në zyrat e shtetit në pushtetin vendor dhe qendror. Mësohet se Rama ka qenë i prerë në direktivat e tij, teksa sikundër theksoi i njëjti burim, ai ka kërkuar nga socialistët që të denoncojnë zullumqarët dhe të mos zmbrapsen para asnjë lloj presioni apo shantazhi. Pra, duket qartë se edhe denoncimet e zotit Koçi ditët e fundit për tendera në Bashkinë e Fierit, vijnë në kuadër të porosisë së shefit të qeverisë për vartësit e tij socialistë.

Mirëpo, përtej këtyre, ofensiva dhe “lufta” që ka kapluar socialistë, ka si synim edhe çuarjen e vendit drejt zgjedhjeve të parakohshme vendore. Vetë kryeministri Edi Rama tek njerëzit e tij, është shprehur se disa krerë bashkish nuk e meritojnë atë detyrë, pasi kanë dështuara në performancën e tyre, sikundër publikisht socialistët e kanë shfaqur hapur për kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Kështu që në kushtet kur kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi rrezikon nga SPAK, por edhe për faktin se pesë bashki janë pa kryetar, gjasat janë që kryeministri Rama të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme vendore.

Pra, kjo është deri diku edhe lëvizje strategjike, pasi përmes “sherreve”, “akuzave” brenda llojit, kryesocialisti Rama po bën gati terreni për zgjedhje vendore të parakohshme. Kujtojmë që kryeministri Rama teksa fliste nga podiumi i Kongresit të Partisë Socialiste në 12 qershor të këtij viti, ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë anëtarët e kësaj force politike, duke thënë se flamuri i “PS-së” nuk do bëhet mburojë e asnjërit që ka punë me drejtësinë. Sipas Ramës shteti nuk është i Partisë Socialiste, por kjo parti është për të bërë shtetin.

Paraardhëse

Petro Koçi: Berisha dhe Baçi nuk mund ta bëjnë pis PS, opozita s’ka takat të shkulë dot regjimin “Berisha” në PD dhe jo më korrupsionin

Pasardhëse

Heqja e mandatit për Berishën, Kristaq Kume: KQZ të shqyrtojë me kujdes ligjin e dekriminalizimit

Pasardhëse

Heqja e mandatit për Berishën, Kristaq Kume: KQZ të shqyrtojë me kujdes ligjin e dekriminalizimit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.