• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre, reagon Arben Ahmetaj: Po tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”

8 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas lajmit se SPAK e ka marrë të pandehur për privatizimin e ish-fabrikës së bukës, Arben Ahmetaj ka reaguar lidhur me akuzat, ku përmes një postimi në “Facebook”, Ahmetaj shkruan se ka “një segment të organizuar politiko-mediatik që dynon të ndërtojë te ai delen e zezë”.

Më tej, Ahmetaj fton gazetarët që të marrin dosjen në ngarkim të tij dhe të gjejnë shkresat që janë në kundërshtim me ligjin.

Postimi i Ahmetajt:

“Në lidhje me lajmin që qarkullon, nuk e di sa e vërtetë është, por nuk do të habitesha aspak në vazhdën e përndjekjes së organizuar në tashmë gati një vit e gjysmë e më shumë. “Faktet” e fundit të botuara nga media kanë vërtetuar atë qe unë kam thënë, se ka një segment të organizuar politiko-mediatik të financuar nga inceneratorët, me tentakula në drejtësi, që tentojnë të ndërtojnë tek unë “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë. Nëse lajmi është i vërtetë, atëherë kjo do të ishte kundërshtia juridike më e madhe. Ju sfidoj miqësisht ju të medias ta merrni dosjen dhe ta “shkalafisni” në detaje.

Cili është thelbi i asaj dosje?

Ish-pronarët e njërës prej aseteve të asaj kompanie, kanë kundërshtuar vlerësimin e pavarur të aksioneve të kompanisë. Vlerësuesit e pavarur, në bazë të ligjit, kanë bërë vleresimin, që nuk i ka kënaqur ish-pronarët e njërit prej aseteve të kompanisë. Nëse do të realizohej ajo që kërkonin ish-pronarët, aksionet e shtetit do të reduktoheshin me herë. Pra në thelb, duke u zbatuar ligji, janë mbrojtur aksionet e shtetit. Nuk habitem më nga asgjë. Që nga “faktet” e fabrikuara nga inceneratorët se kam harxhuar kaq e aq në këtë e atë kazino, apo ku di unë, deri tek përndjekja familjare dhe inkuizitive që më bëhet. Nuk e di nëse kjo që ka dalë si lajm është e vërtetë, por ju sfidoj sërish: merreni dosjen, lexojeni, gjeni nëse ka një shkresë të vetme në kundërshtim me ligjin; mos bini në kurthin e “kokës së vertetë” të teatrit absurd dhe tejet të rrezikshëm. Dhe pasi ta keni lexuar dhe analizuar, dilni në konkluzion se çfarë po ndodh vërtet sot me drejtësinë dhe tregojani publikut, jo për hatrin tim, po të tyre, se më mirë vonë se kurrë.

Imagjinoni për një sekond sikur të kishte ndodhur e kundërta: të ishin reduktuar me herë aksionet e shtetit (automatikisht vlera e marrë në buxhetin e shtetit)??? “Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht.
Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi.
Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!”, shkruan ai.

Paraardhëse

U ngjit në skenë me shalqi nga Lushnja me vete, Saimir Korreshi thyen krahun gjatë performancës së ‘DWTS’

Pasardhëse

Mjeku shqiptar fillon punë në Gjermani: Do të marr dhjetëfishin e pagës

Pasardhëse

Mjeku shqiptar fillon punë në Gjermani: Do të marr dhjetëfishin e pagës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.