• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

SPAK dhe BKH në pronat e familjes së kryebashkiakut, Berisha: Erion Veliaj, nga tigër u bë lepur

7 December, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
133
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK zhvilluan dje kontrolle në banesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Agjentët e BKH-së vepruan herët në mëngjes, ndërsa ka pritur disa momente jashtë ambienteve deri sa janë futur në apartament.

Mësohet se fillimisht bashkëshortja e kryebashkiakut ka kundërshtuar vendimin për marrjen e celularit edhe pse oficerët kishin vendim gjykate. Pavarësisht kësaj aparati është sekuestruar.

Vetë kreu i kryeqytetit nuk ndodhej në Shqipëri në kohën e kontrolleve, ndërsa ka postuar këtë video në facebook, ku shfaqet një tigër dhe mbi shkrimi “Mirëmëngjes nga kopshti zoologjik i Tiranës”.

Po ashtu, kontrolle janë zhvilluar edhe në banesën e Arbër Veliaj, vëllait të kryetarit të bashkisë, ku po ashtu mësohet se agjentët e BKH kanë sekuestruar dy telefonë celularë

BKH zbarkoi edhe në qendrën Harabel, rreth mesditës ku mësohet se ishte prezente dhe bashkëshortja e kryebashkiakut.

Ajo u largua nga prej aty rreth orës 20 të mbrëmjes, ndërsa agjentët e BKH-së dolën më herët.

SPAK në një deklaratë tha se ka kryer disa veprime hetimore për një procedim penal por shton se është në fazën fillestare.

Në Prokurorinë e Posaçme janë bërë disa kallëzime ndaj Veliajt, ku përfshihet prishja e Teatrit Kombëtar, incineratorët, por edhe dosja “5D”, ku tri drejtorë janë tashmë në burg.

Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Erion Veliaj nga tigër që ishte në mëngjes, në darkë u bë lepur, duke nënkuptuar se kryebashkiaku Veliaj është në telashe serioze.

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS

Do të ndalem shkurtimisht, por edhe në një betejë tjetër, që u zhvillua dje, në orët më të para të mëngjesit dhe gjatë ditës këtu në vend, betejë të cilën mediat e pavarura e cilësuan si një betejë midis Kodrës së Diellit dhe Sarajeve të Surrelit, dhe me një element të veçantë, ultimatumin ‘Dabulla’.

Çfarë ndodhi dje?

Dje në orët e para të mëngjesit, ekipe të tëra të Skapit mësynë në shtëpinë e banimit të lali vjedhësit. Por dera e banesës nuk u hap të paktën për 1 orë e gjysmë.

Ekipet që kishin shkuar aty me mandat gjykate për të ushtruar kontroll dhe të gjitha veprimet, nuk guxuan të hapnin derën me forcë siç kërkon rregulli.

Por u prit gjersa në derë u paraqit një personazh, që askush nuk e imagjinonte se do të mund të ishte ai që do të hapte derën. Nuk ishte i vëllai i zonjës Veliaj, nuk ishte as kunati i saj, nuk ishin familjarët, nuk ishin punonjësit e bashkisë.

Por aty u paraqit Alban Dabulla, si i plotfuqishëm dhe vetëm pas paraqitjes së Dabullës, dera u hap.

Ndërkohë, Erion Veliaj nga Hamburgu në statusin e tij të parë u fotografua me një tigër, në fakt më mirë të kishte vendosur një hienë, se hiena i përshtatet atij. Por tigri ishte simbol i forcës dhe kërcënimit dhe natyrisht ndaj sarajeve të Surrelit dhe Edi Ramës.

E vërteta është se në këtë betejë, me kode mafioze që vazhdoi gjithë ditën, Alban Dabulla me ultimatumin e tij, luajti një rol përcaktues.

Dabulla i dërgoi Surrelit dhe jo vetëm, fotografitë e Olsi Ramës me Genti Xhixhën, me kolumbianët alkimistë të Xibrakës. Regjistrime që kishte nga aktiviteti i bandës së Xibrakës.

Për një ndërprerje të shkurtër në dosjen e Xibrës, njëri nga emrat krahas Ermal Hoxhës, Gentian Gjonajt, është edhe Dabulla, Besnik Dabulla, i vëllai i Albanit.

I vëllai i Albanit u lëshua mandat arresti në kohën e bandës së Xibrakës, por kur policia shkoi, Albani bëri të njëjtin akt, i dërgoi Ramës fotot e Olsit me grupin e kokainës, regjistrimet dhe policia u tërhoq, nuk e arrestoi Besnik Dabullën, anëtar aktiv i bandës së Xibrakës.

Tani pas kaq kohësh, në një kohë kur Olsi është akuzuar nga opozita, me fakte, dokumente se ai është anëtar i bandës së Xibrakës, Dabulla përsëri dje nxori dokumentet që disponon, me të cilat Olsin e çon drejt në qeli, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA, se ai ka shtetësi edhe amerikane edhe shqiptare.

Çfarë ndodhi pas kësaj?

Pas kësaj miqtë e mi, ndodhi ajo që patë.

Endri Fuga zëdhënësi i Edi Ramës dhe Altin Dumanit, pas gjithë asaj zhurmnaje të madhe, lëshon një komunikatë se u sekuestrua telefoni i Ajola Xoxës. Kaq ishte. U katandis kokoshi në thelë.

Kurse Erion Veliaj, nga tigri u bë lepur, lëshoi një komunikatë ku tha, me kolegët e mi të Skapit, jam në harmoni të plotë, fajin e ka Berisha që e sulmon Skapin, rroftë Skapi dhe u mbyll hesapi.

Këto janë të vërtetat e betejës që i zhvillua dje mes Kodrës së Diellit, dhe sarajit të Surrelit.

Paraardhëse

Kapitull i ri në jetën e Alketa Vejsiut: Ëndrrat që preken nga afër

Pasardhëse

Arilena Ara dhe Pirro Çako tërhiqen nga “Kënga Magjike” në natën finale

Pasardhëse

Arilena Ara dhe Pirro Çako tërhiqen nga “Kënga Magjike” në natën finale

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.