• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Spahiu e zbulon për herë të parë, nxjerr prapaskenat e forta: Si tentova të bashkoj verën e kaluar 6 partitë e reja

2 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
109
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri.

Spahiu tha se verën e kaluar ka kontaktuar me 6 partitë e reja të krijuara në Shqipëri duke iu kërkuar të bashkoheshin dhe krijonin Polin e Tretë.

Ai tha se të gjithë e refuzuan sepse kishin hallin kush do ishte i pari në lista.

Analiza e plotë

“Verën e kaluar, kam kontaktuar me 6 partitë e reja të krijuara në Shqipëri.

Me të gjashta unë dhe njerzit e mi, u kërkuam të bashkoheshin dhe krijonin Polin e Tretë.

Unë ju thashë: Vetë s’kam pretendime sepse nuk mund ta le profesionin tim të juristit, por dua të kontriboj vullnetarisht në bashkimin tuaj kundër establishmentit PD-PS.

Tentova disa herë ti bindja që veç e veç do fundosen dhe do eleminohen gjatë fushatës elektorale. Sondazhet tregonin qartë fundin e tyre.

Nga eksperienca ime: Në 2013 zyrtarisht në çdo sondazh dilja me kuqezi 11% por ne fund na numëruan 1%. Ndërkohë 6 partitë e reja në çdo sondazh dilnin poshtë 2% dhe çdo javë vinin duke rënë.

Me kryetarin e Nismës Thurja vura edhe një bast: Që emrat e tyre s’do kalonin numrin 1000 vota në qark por u ndjeh shumë i habitur.

Si përfundim të gjithë refuzuan “Polin 3”

Të gjithë refuzuan, sepse kishin hallin kush do ishte i pari në lista.

Shumicën e tyre i kam miq, por në negociatat e ngritjes Polit të 3 ata ishin më të vështirë se Berisha dhe Rama.

6 partitë e reja dështuan sepse refuzuan të bashkoheshin kundër establishmentit PD-PS.

Humbja 6 partive të reja: Vetëvendosjes, Thurrjes, Bindjes, LN, PDSH dhe FR, me një total të gjitha bashkë 20.000 vota, nuk është dështimi i tyre por tregues i një shoqërie të pazhvilluar e cila ende ende nuk shkëputet dot nga establishmenti i vjetër.

Pengesë për lëvizjet e reja është qeveria e cila nuk pranon koalicion me askënd por është edhe opozita e cila ka bllokuar krahun politik me strategjinë ose në “listat e mia” ose ata “bëjn? lojën e Ramës”. Të dy palët kanë frikë nga një pol i tretë.

Shqiptarët nuk u dhanë besim lëvizjeve të reja dhe pavarsisht gabimit tyre, mendoj që shqiptarët humbën më shum? se ato. Unë bojkotova por nëse do votoja do e çoja votën për këto 6 parti.

Parlamenti shqiptar duhet një mozaik pluralist dhe jo me 3 xhaketa të vjetra.

Shqiptarët ende shkojnë tek partia që ka votuar gjyshi. E kanë tmerr të ndryshojnë bindje politike. Janë tifozë të sëmurë dhe shumë të indoktrinuar.

I duket tradhëti të votojnë një parti të re. E kanë më të lehtë të tradhëtojnë gruan që kanë 30 vjet të martuar sesa partinë që kanë 30 vjet duke e votuar”, ka shkruar Spahiu.

Paraardhëse

Spartak Ngjela si asnjëherë më parë, tregon episodin epik me një nga vajzat më të bukura të universitetit

Pasardhëse

Spartak Ngjela rrëfen momentet e tij në periudhën më të errët: Kam qenë në të njëjtën qeli në burg me babain tim

Pasardhëse

Spartak Ngjela rrëfen momentet e tij në periudhën më të errët: Kam qenë në të njëjtën qeli në burg me babain tim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.